3.5 C
Prizren
E premte, 27 Dhjetor, 2024

“Nuk mund t’i rezistoj kurrë një gruaje tërheqëse”

Ish-lojtari i njohur uellsian i Manchester United dhe ish-trajneri i kombëtares së vendit të tij, Ryan Giggs, bëri rrëfimin e tij të parë përpara gjykatës së kurorës së Manchesterit.

Aty pranoi se “nuk mund t’i rezistojë kurrë një gruaje tërheqëse” dhe rrëfeu se kishte tradhtuar ish-gruan e tij Stacey me Kate Greville. Lidhja që nisi me këtë të fundit, siç raportoi futbollisti, kishte nisur kur të dy ishin të martuar.

Sipas fjalëve të publikuara nga gazeta “Daily Mail”, Giggs tha nga pozicioni i dëshmitarit se kurrë nuk u kishte qëndruar besnik të gjitha ish-të dashurave të tij, ndaj e quajti veten “një person flirtues nga natyra”.

Legjenda e futbollit ka folur për tradhtinë që ia kishte bërë ish-bashkëshortes me kunatën e tij Natasha, partneren e vëllait. Në vitin 2011 duket se Giggs i kishte ofruar vëllait të tij Rhodri 280 mijë euro për të heshtur dhe për të mos nxjerrë më shumë informacion në lidhje me këtë.

Në të njëjtin vit, “Daily Mirror” raportoi për një tradhti të supozuar të Giggs me Lorraine Lever, nënën e kunatës së tij, Natasha. I pyetur nëse e kishte goditur ndonjëherë Kate Greville, uellsiani i Manchester United nuk kishte dyshime: “Jo”.

Giggs gjithashtu iu përgjigj me “jo” pyetjeve nëse Kate ishte bërë “skllave e kërkesave të tij”, se e kishte kërcënuar apo detyruar të kryente seks ndonjëherë një grua. Kate Greville e akuzon atë se e ka goditur me kokë në fytyrë gjatë një debati. Lojtari e pranoi përplasjen, por tha se ishte i sigurt se nuk ishte e qëllimshme.

Më Shumë

Kwame Vaughn rikthehet te KB Prizreni

Basketbollisti amerikan, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Pejës dhe gjatë sezonit 2020/21 luajti për Prizrenin, është rikthyer sërish në ekipin e...

Qeveria ndan nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kanë njoftuar se...

Lajmet e Fundit