Nuk rifillon mësimi në asnjë shkollë të Prizrenit

Të gjitha shkollat në Prizren, kanë hyrë në javën e tretë të grevës.

Kryetari i SBASHK-ut, Reshit Kushaj tha se pavarësisht thirrjeve për rifillim të procesit mësimor nga institucionet, greva në këtë qytet po respektohet plotësisht.

“Nuk ka rifillim të mësimit, por ka vetëm greva”, tha Kushaj, për “PrizrenPress”.

Sipas tij, edhe sot greva është respektuar në të gjitha shkollat.

“Sipas informacioneve që kam asnjë shkollë nuk ka rifilluar mësimin”, shprehet Kushaj.

Drejtori i Arsimit në Prizren, Skënder Susuri, ndërkaq javën e kaluar pati shpresuar se sot do të rifillojë procesi mësimor në këtë qytet.

“Ka lëvizje pozitive që të hënën të rifillojë procesi mësimor në Prizren”, pati thënë ai.

greva e mësimdhënësve në shkolla, ka hyrë në javën e tretë edhe në Prizren.

Ata kanë refuzuar ofertën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, për rritjen e pagave.

Drejtori Susuri tha se të gjithë mbështesin kërkesën e mësimdhënësve për pagat, por jo edhe për formën e protestës.

“Edhe unë do të dal bashkë me mësimdhënësit në protesta, por jo të mbesin fëmijët në shtëpi”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Bedri Hamza: Në Rahovec nuk mungon puna, mungon mbështetja e shtetit

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qytetarët e Rahovecit. Hamza në Rahovec nuk mungon puna, por mungon mbështetja e...

RrOK kritikon Komunën e Prizrenit për subvencionet kulturore për vitin 2026

Rrjeti i Organizatave të Kulturës (RrOK) ka reaguar në Facebook, duke shprehur shqetësim të thellë ndaj Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit