Sipas statistikave të publikuara nga Policia e Kosovës, 32 persona janë lënduar në këto aksidente, ndërsa dëmet materiale janë raportuar në 75 raste. Megjithatë, lajmi i mirë është se nuk ka pasur asnjë aksident me fatalitet.

Përveç kësaj, Policia ka bërë të ditur edhe numrin e gjobave të shqiptuara për shkelësit e rregullave të trafikut. Për shkeljet e kësaj natyre, janë shkruar në total 1889 tiketa trafiku.

Në 24 orët e fundit forcat e rendit kanë kryer edhe arrestime. Gjatë kësaj periudhe, janë arrestuar 24 persona, ndërsa 9 persona ndodhen në mbajtje nga autoritetet për të verifikuar rrethanat e ngjarjeve, derisa 4 persona janë dërguar në vuajte të dënimit.