11.8 C
Prizren
E shtunë, 1 Prill, 2023

Numërohen 80% e votave për të cilat KQZ-ja vendosi të ketë rinumërim

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se deri mbrëmë janë numëruar 253 vendvotime, nga 314 sa janë gjithsej për rinumërim, shkruan Gazeta Express.

Valmir Elezi ka thënë se deri më tani janë rinumëruar 80% e vendvotimeve, derisa pjesa tjetër do të përfundohet gjatë ditës së sotme.

“Deri të hënën në mesnatë janë rinumëruar 253 vendvotime nga 314 sa është numri i përgjithshëm i tyre, për të cilat ka vendosur KQZ-ja. Pra janë rinumëruar 80% e vendvotimeve dhe po planifikojmë që rinumërimi i pjesës së mbetur të vendvotimeve, 61 sosh, të përfundojë gjatë ditës së sotme”, ka bërë të ditur Elezi.

Javën e kaluar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për rinumërimin e 314 vendvotimeve. 10 nga këto vendvotime u vendos që të rinumërohen plotësisht për shkak se gjatë hetimeve në QNR është gjetur se mungojnë votat e kandidatëve dhe mungojnë disa fletë të formularëve të rezultateve, dhe në disa prej tyre mungojnë nënshkrimet e anëtarëve të Këshillit të Vendvotimit, ndërsa 304 vendvotime të tjera u vendos që të rinumërohen po ashtu plotësisht, për shkak të një gabimi teknik në formularin e rezultateve të subjekteve politike, që ka bërë që votat e subjekteve të mos shënohen në rubrikën përkatëse dhe si rrjedhojë kemi mospërputhje në mes të votave të subjekteve dhe të kandidatëve.

Vendvotimet që u vendos se do të rinumërohen i përkasin këtyre komunave: Deçan 14, Gjakovë 14; Gllogoc 16; Gjilan 1; Dragash 4; Istog 1; Kaçanik 15; Klinë 14; Fushë Kosovë 2; Kamenicë 4; Mitrovicë e Jugut 10; Leposavic 1; Lipjan 1; Novobërdë 3; Obiliq 5; Rahovec 14; Pejë 17; Podujevë 17; Prishtinë 42; Prizren 26; Skenderaj 13; Shtime 6; Shtërpcë 3; Suharekë 13; Ferizaj 17; Viti 17; Vushtrri 6; Zubin Potok 1; Malishevë 9; Junik 3; Han i Elezit 2; Graçanicë 2, Ranilluk 1. /GazetaExpress/

Më Shumë

Babait

Qazim Thaçi Im at plotë katër dekada Maste  dashurinë e At-dheut Në ‘’Berlina Plac nr 32.‘ të Hamburgut Duke numëruar kallot e duarve Me dashurinë e fëmijëve në Landovicë Im...

Duda Balje: Çështja e të pagjeturve është urgjente

Në takimin e 18 marsit në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë ka pasur një pajtueshmëri mes dy palëve që pika 4 e aneksit të...

Enigmë

Një gazetar ideal

Lajmet e Fundit