2 C
Prizren
E hënë, 2 Shkurt, 2026

Nxënësit e shkollës “Zenun Çoçaj” në Gjonaj, botojnë librin me tregime “Diell dhe shpresë”

 

Nxënësit e Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit, kanë botuar librin “Diell dhe shpresë”.

Ai, është përgatitur nga arsimtarët e Gjuhës shqipe: Shyqerie Bytyçi, Lafijete Berisha, Florim Bytyçi dhe Samire Sallauka.

Libri përmban përmbledhje tregimesh të ndryshme të 29 nxënësve dhe është botuar për nder të Ditës Ndërkombëtare të Librit.

“Për nder të kësaj ditë të rëndësishme në botë dhe vlerës që ka libri në krijimin dhe personalitetin e njeriut, duke e ditur vlerën e çmuar të tij, duke ushqyer një dëshirë të pakrahasueshme në leximin dhe pasionin e veçantë për letërsinë dhe librat, nxënësit e shkollës sonë SHMFU “Zenun Çoçaj” në Gjonaj, edhe pse në kohë pandemie, përmes mësimit dhe komunikimit online, shprehën vullnetin dhe dëshirën në përgatitjen e tregimeve të tyre, për ditë më të mira plot diell dhe shpresë”, thuhet në parathënien e librit.

Kjo përmbledhje tregimesh me titull “Diell dhe shpresë” u përgatit gjatë kohës së ndërprerjes së procesit mësimor nga Ministria e Arsimit, për shkak të masave parandaluese të COVID-19.

Kjo u arrit në bashkëpunim online me nxënësit për nder të 23 Prillit – Ditës Botërore të Librit.

Libri shpërndahet online për nxënësit e shkollës.

Drejtori i shkollës “Zenun Çoçaj” në Gjonaj, Qazim Çoçaj, falënderon nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës, të cilët u kujdesën për botimin e këtij libri.

“Falënderoj nxënësit dhe mësimdhënësit që në këtë kohë të karantinës kanë arrit të botojnë librin “Diell dhe shpresë”, pikërisht në Ditën Botërore të Librit”, shprehet Çoçaj./PrizrenPress.com/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Më Shumë

Statujë për Ismail Kadarenë në vendin e kafes së tij të përditshme te Liqeni Artificial

Në 90-vjetorin e lindjes së Ismail Kadaresë, miqtë dhe familjarët kanë përjetësuar kujtimin e kolosit të letërsisë shqiptare me një statujë bronzi të vendosur...

Mungesë e ndriçimit publik në një pjesë të rrugës Rahovec–Malishevë

Komuna e Rahovecit ka njoftuar qytetarët se në rrugën “Shkodrani”, përkatësisht në aksin rrugor Rahovec–Malishevë, në një segment të saj aktualisht mungon ndriçimi publik. Sipas...

Lajmet e Fundit