Obama: Shteti Islamik janë “kancer”

OBAMA 9Presidenti amerikan e ka dënuar vrasjen e gazetarit amerikan në Siri nga militantët e Shtetit Islamik, ndërsa këta të fundit i ka quajtur “kancer”.

Obama gjithashtu ka thënë se “ideologjia e tyre (Shtetit Islamik) është e bankrotuar”.

“E gjithë bota është e tronditur nga vrasja brutale e james Foley”, ka thënë Obama, në reagimin e bërë para mediave nga Shtëpia e Bardhë.

Presidenti amerikan ka thënë se e ka telefonuar familjen e Foleyt të cilës i ka shprehur ngushllime.

Shteti Islamik, që së fundi ka okupuar pjesë të mëdha të territorit në Irak dhe Siri, e ka publikuar videon si masë paralajmëruese për Vashingtonin, ndërsa Obama ka thënë se SHBA-të do të bëjnë çmos “të mbrojmë njerëzit tanë”.

Më Shumë

Parajsa në ty

Ilir Muharremi Shpirti im gjen qetësi dhe prehje në përqafimin e ngrohtë të saj, një përqafim plot vullnet, afërsi dhe zjarr të brendshëm. Të dy...

Prizren: Gjyqtarja Diora Bajrami siguron kandidaturën për anëtare të KGJK-së

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit është zhvilluar procesi zgjedhor për përzgjedhjen e kandidatit të vetënominuar për anëtar të Këshilli Gjyqësor i Kosovës nga radhët...

Lajmet e Fundit