8.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

Kërkohet dorëheqja e Smakajt

Bashkim SmakajVrasja e informatorit të AKI-së nga ISIS në Siri, si dhe skandalet e shumta që kanë ndodhur, kanë shtuar zërat për dorëheqjen e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Bashkim Smakaj.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Florian Qehaja ka thënë për Gazetën Blic as që duhet të diskutohet dorëheqja e drejtorit të AKI-së, Bashkim Smakaj.

Sipas tij, kjo agjenci është zhytur në skandale të panumërta.
“Si rrjedhojë është pasojë e mosreagimit të kryeministrit dhe presidentes për ndryshimin e menaxhmentit – gjë që ata janë fajtorë për këtë mosreagim. AKI është agjenci që i raporton kryeministrit përderisa presidenti ka rol në emërim dhe shkarkim të drejtorit. Mungesa e intervenimit të liderëve shtetëror tregon brishtësinë e llogaridhënies dhe kontrollit mbi sektorin e sigurisë në të cilën po afektohet performanca e këtyre institucioneve”, ka thënë Qehaja për Gazetën Blic.

Prandaj, sipas tij, jemi aty ku jemi që edhe agjencitë vitale të shtetit (siç duhej të ishte kjo agjenci) është kapluar nga mënyra e menaxhimit klanor e klientelist në dëm të sigurisë nacionale të vendit.

Florian Qehaja ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të drejtorit dhe fillimin e reformimit të AKI-së.
“Po, këtë e kam kërkuar edhe më herët por e kërkoj edhe tash dorëheqjen e drejtorit të AKI-së. Mendoj që pavarësisht që kjo është agjenci e re, duhet t’i nënshtrohet një reforme që duhet të filloj prej largimit të drejtorit e deri te nivelet tjera drejtuese”, ka thënë Qehaja për Gazetën Blic.

Një bashkëpunëtor i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës është dekonspiruar dhe ekzekutuar në Siri. Ai është vrarë në fillim të këtij viti, pak kohë pas dërgimit nga AKI-ja në cilësi të spiunit.

Viktima ka qenë i infiltruar brenda grupeve xhihadiste shqiptare, pjesë e organizatave terroriste, ka mësuar Koha.

Burime të ndryshme, përfshirë ato në Agjencinë Kosovare në Inteligjencës, kanë bërë të ditur se ky agjent i rekrutuar pas përfshirjes së kosovarëve në luftën e Sirisë është ekzekutuar nga afërsia. Këto burime kanë shprehur dyshimin se ai është dekonspiruar dhe është ekzekutuar.
Burime nga Agjencia kanë thënë se ai nuk është trajtuar mirë duke u lënë pa ndihmë dhe pa udhëzime të nevojshme.

Më Shumë

Distria Krasniqi kampione e Evropës në xhudo

Krenaria e Kosovës, Distria Krasniqi, arriti të sjellë edhe një medalje të artë për Kosovën, kësaj radhe duke triumfuar në Kampionatin Evropian për Senior...

Arratisen me pushime Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez!

Si një nga yjet më të mëdhenj të sportit në botë, Cristiano Ronaldo ka fuqinë të kthejë kokën kudo që shkon (përveç Shteteve të...

Lajmet e Fundit