7.1 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026

O’Connell: I turpshëm raporti i Kosovës në luftën kundër korrupsionit

Një hulumtim i Lëvizjes Fol ku qytetarët janë pyetur për tri problemet kryesore, rreth 52.80 për qind e tyre del se problem kryesor e konsiderojnë papunësinë, rreth 39 për qind e tyre mendojnë se korrupsioni është njeri nga problemet kryesore si dhe rreth 34 për qind e qytetarëve mendojnë që performanca e dobët e Qeverisë është një nga problemet kryesore në vend.

Sa i përket pranisë së korrupsionit në institucione, qytetarët mendojnë se ai është më i përhapuri në Qeveri me rreth 40 për qind , 27.90 për qind mendojnë që korrupsioni është më së shumti i shtrirë në partitë politike, kurse 26 për qind mendojnë që korrupsioni është i përfshirë në sistemin gjyqësorë.

Nga hulumtimi del se për shumicën e qytetarëve sjelljet korruptive janë te papranueshme me rreth 78 për qind, raporton lajmi.net.

Rreth 32 për qind e qytetarëve kanë pranuar se kanë dhënë para apo dhurata për të marr shërbime në institucionet publike.

Ndërsa ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell ka thënë se zyrtarë të institucioneve të Kosovës janë deklaruar për luftë kundër korrupsionit, por rezultatet nuk tregojnë progres.

“Rezultatet e raportit janë të turpshme dhe të papranueshme, të cilat pengojnë zhvillimin ekonomik. Qeveria e Britanisë është e interesuar që Kosova të jetë shtet i qëndrueshëm dhe ligjor”, tha ai.

Sipas O’Connell, Kosova nuk ka dëshmuar rezultate konkrete në luftën e dukurive negative.

“Luftimi i korrupsionit duhet të fillojë nga brenda institucioneve. Është e pa tolerueshme përfshirja e zyrtarëve në skandale dhe mos marrja e masave. E ardhmja e Kosovës varet nga sundimi i ligjit”, tha O’Connell. /lajmi.net/

Më Shumë

Në Malishevë vijon aksionin për pastrimin e hapësirave publike

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se ka vazhduar aksioni për pastrimin e hapësirave publike në kuadër të muajit të pastrimit, me moton...

Vdiq një person në Prizren, u rrokullis me motor

Një person ka vdekur pasi ishte rrokullisur me motor në Prizren të enjten. Policia ka njoftuar se viktima ishte shtetas i huaj. https://prizrenpress.com/shiten-banesa-moderne-ne-lagjen-tranzit-i-ri-te-prizrenit-mundesi-pagese-me-keste/ “Raportohet se si pasojë...

Delirium

Lajmet e Fundit