3.6 C
Prizren
E martë, 9 Mars, 2021

Oda e Hotelerisë: Nuk do t’i respektojmë masat anti-Covid të paralajmëruara nga Qeveria

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës përmes një komunikate për media ka reaguar për paralajmërimin e masave të reja mbrojtëse ndaj Covid-19.

Kjo Odë ka bërë thirrje që mos të kufizohen bizneset më sepse sipas tyre, asnjë masë e paligjikshme nuk do të respektohet nga ta.

Njoftimi i plotë:

Që nga fillimi i pandemisë, shumë biznese kanë pësuar shumë keq me dëmet dhe humbjet që u janë shkaktuar. Gjatë krejt kohës bizneset në përgjithësi kanë qenë të kujdesshëm në respektimin e masave, dhe kanë qenë të gatshëm të bashkëpunojnë në çdo aspekt për mbrojtjen e qytetarit.

Mirëpo në anën tjetër, pas një viti sakrificë të të gjitha bizneseve, të gjitha subjektet politike, të gjitha pa asnjë përjashtim, e shikuan vetëm interesin e vetë. Manipuluan me popullin duke u bërë kinse interesohemi për ju, dhe në momentin që i duhej po ky popull, u anashkaluan komplet masat duke dalë jashtë në turma, sikurse gjithqka ndërroj brenda nate, e nuk po egziston më Virusi, dhe në fund prap se prap me pasojat po përballen bizneset.

Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, Prof.Dr Hysen SOGOJEVA ka reaguar duke thënë se: Është po i njejti popull që tash është “liru” e po dalin në kafe e restorante, sepse ishit pikërisht JU ata që i’u thatë që çdo gjë është në rregull, mundeni me dalë lirisht.

Pas të gjitha këtyre ndodhive, ÇKA janë këto paralajmërime se mundet me pasë ndalesa të reja?

Po doni me i mbyll prap bizneset a?

Po doni prap me i dënu qytetarët me gjoba e në anën tjetër po i leni pa punë? Pikërisht në momentin kur bizneset filluan pak me u ‘’kfjell’’ dhe me punu, ju doni me i mbyll prap a?

Ku është logjika e gjithë kësaj të nderuar??

Për qefet E JUAJA politike desh u bonët cop nëpër salla të dasmave e në oda, ndërsa bizneset që me shumë mund punuan ditë e natë qe sa kohë vetëm sa për të mbijetuar, fare nuk i morët parasysh.

Bizneset në fushën e gastronomisë dhe hotelierisë edhe gjatë kohës së fushatave tuaja me çdo kusht mundoheshin t’i respektonin masat e manualit, me qëllimin e vetëm ta ruajnë shëndetin e qytetarëve.

Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, Prof. Dr. Hysen SOGOJEVA i’u bën thirrje të gjitha bizneseve nga të gjitha sektorët vazhdoni t’i respektoni masat e manualit që i keni dhe të cilin bashkarisht e kemi punuar.

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës edhe njëherë i’u bën thirrje juve kushdo që jeni duke i planifikuar këto masa: Mos i kufizoni bizneset më, mos bëni eksperimente përndryshe asnjë masë e palogjikshme nga ana juaj nuk do të merret parasysh dhe nuk do të respektohet!

Më Shumë

Faruk Begolli dhe Bekim Fehmiu, dy artistët që lanë vulë në artin shqiptar

Faruk Begolli dhe Bekim Fehmiu edhe pas kaq vitesh vazhdojnë të jenë ndër figurat kryesore në artin skenik shiptar dhe jo vetëm, shkruan KultPlus. Bota...

Është proceduar pagesa për “Trepçën” në vlerë prej 3 milionë eurosh

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Muharrem Nitaj, ka nënshkruar me Trepçën Marrëveshjen për ndihmë financiare, për subvencione dhe për investime kapitale, në shumë...

Sërish lëndohet Strakosha

Lazio vijon përgatitjet për transfertën me Juventusin, e planifikuar për të shtunën në mbrëmje, teksa portieri shqiptar Thomas Strakosha është ndalur sërish për shkak...

Mytaher Haskuka shërohet nga COVID-19

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka është shëruar nga virusi COVID-19, raporton Gazeta Express. Pasi ka rezultuar negativ ndaj COVID-19, Haskuka është rikthyer në punë. “Duke falënderuar...

Gastronomët kundërshtojnë shtrëngimin e masave

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, kanë kundërshtuar mundësinë e paralajmërimit të shtrëngimit të masave. Petrit Kollokoqi kryetar i Shoqatës së Gastronomëve, tha se rritja e...

Ky do të jetë moti gjatës javës që vjen

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se java e dytë e muajit mars do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm. Parashihen reshje në formë...

Prizreni në zonën e verdhë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga sot deri më 12 mars, 14 komuna do renditen në zonë të kuqe. Komunat janë: Zveçani, Mitrovica e...

‘Team Connect’ prezanton sot në Prizren performacën për mundësi punësimi nga shtëpia

Kompania ‘Team Connect’ sot (e premte) prezanton në Prizren performancën për të rinjtë për mundësi punësimi nga shtëpia. Prezantimi bëhet në Hotel “Theranda” të Prizrenit,...

Ronaldo e rrit standardin përsëri, 12 sezone radhazi me mbi 20 gola

Cristiano Ronaldo ka vazhduar ta rrisë standardin në futboll, me golin që e shënoi në fitoren e Juventusit 3:0 kundër Spezias. Superylli portugez e shënoi...

Nuk u bë deputet, ja sa vota mori Nezir Çoçaj

Kandidati për deputet i PDK-së, Nezir Çoçaj, nuk ka arritur të bëhet deputet i Kuvendit të Kosovës. Ai, në zgjedhjet e 14 shkurtit ka marrë...

Vjedhen 15 mijë euro dhe një veturë në Suharekë

Dy raste të vjedhjeve janë raportuar të premtën në fshatin Bllacë të Suharekës, ku sipas ankuesve në njërin rast janë vjedhur një shumë e...

Ka ndërruar jetë në moshën 29 vjeçare, aktori kanadez Jahmil French

Është ndarë nga jeta aktori i famshëm kanadezm Jahmil French. Miku i tij, agjenti francez i “The Gersh Agency”, Gabrielle Kachman, ka thënë se pas...

Më të votuarit në Malishevë, i pari Fatmir Limaj e dyta Vjosa Osmani

Në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit në qytetin e Malishevë, Fatmir Limaj është kandidati më i votuar në të gjitha partitë politike. Limaj ka...

7 Marsi që më solli zhgënjim

Hajdar Mallaku Sa herë vjen 7 Marsi - Dita e Mësuesit, gëzohem. Jo vetën pse e kisha profesion gjatë tërë jetës edukimin dhe arsimimin e...

Kuvendarët e Prizrenit kërkojnë shtimin e bursave për studentë

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit kanë shprehur qëndrimin se në këtë proces ka pasur lëshime. Madje, kuvendarë të caktuar kanë deklaruar se...

Punëtorët e lotarisë në protestë: Që një vit nuk i kemi marrë pagat

Sindikata e Punëtoreve të Lotarisë se Kosovës janë duke protestuar para Qeverisë së Kosovës, me kërkesën që punëtorët të marrin pagën e tyre. Ata...

Lajmet e Fundit