13.6 C
Prizren
E hënë, 21 Prill, 2025

Omicron mund të infektojë gjysmën e popullsisë së rajonit evropian brenda dy muajsh, paralajmëron OBSH

Më shumë se gjysma e popullsisë në rajonin evropian “të mbuluar” nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) mund të infektohet nga Omicron brenda dy muajve të ardhshëm, paralajmëroi të martën agjencia e OKB-së.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Dr. Hans Kluge u tha gazetarëve gjatë një konference për shtyp se Omicron “përfaqëson një valë të re nga perëndimi në lindje” që përfshin 53 vendet që monitoron OBSH Europe.

Sipas të dhënave, më shumë se shtatë milionë infeksione u konfirmuan në të gjithë rajonin në javën e parë të vitit 2022, më shumë se dyfishi gjatë një periudhe dyjavore.

“Deri më 10 janar, 26 vende raportojnë se mbi një për qind e popullsisë së tyre po infektohet me COVID-19 çdo javë”, tha Kluge.

Pesëdhjetë vende kanë raportuar tani raste të Omicron me variantin “duke u bërë shpejt virusi dominues në Evropën Perëndimore”, shtoi ai.

“Me këtë ritëm, Instituti për Metrikat dhe Vlerësimin e Shëndetit (IHME) parashikon që më shumë se 50% e popullsisë në rajon do të infektohet në gjashtë deri në tetë javët e ardhshme”, tha ai.

Provat kanë treguar se Omicron është shumë më i transmetueshëm se lloji origjinal i virusit ose varianti Delta.

Fjalimi i Kluge vjen vetëm pak ditë pasi shefi i OBSH-së, Dr. Tedros Ghebreyesus Adhanom, paralajmëroi kundër përshkrimit të Omicron si “të butë”, duke theksuar se “ashtu si variantet e mëparshme, Omicron po shtron njerëzit në spital dhe po vret njerëz”.

Më Shumë

Dëshmitarja thotë se vrasja në “Kobra City” s’ndodhi për mospagesën e faturës, deklaron se njëri i akuzuar e hoqi CD e kamerave

Në gjykimin ndaj Dibran Hoxhajt dhe të tjerëve të akuzuar për vrasjen në lokalin “Kobra City”, dëshmitarja A.S., e cila ishte punëtore në lokal,...

Komuna e Malishevës dhe Islamic Relief shpërndajnë mekanizëm bujqësor për fermerët

Në kuadër të bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit mes Komunës së Malishevës dhe organizatës Islamic Relief, sot është realizuar shpërndarja e mekanizmave bujqësorë për fermerët përfitues...

Lajmet e Fundit