Opozita duhet t’i ndajë postet edhe në KQZ

KQZ-salla-ksKrijimi i një grupi të përbashkët parlamentar mes LDK-së, AAK-së dhe Nismës, ka dalë të mos jetë aq i lehtë për këto subjekte. Të tri partitë, duke u shkrirë në një grup të vetëm, do të humbin disa privilegje duke bërë sakrifica të mëdha, shkruan Tribuna.

Sakrifica më e madhe duket se do t’i takojë Nismës së Fatmir Limajt e Jakup Krasniqit që sipas të gjitha gjasave do të mbetet pa përfaqësues në KQZ.

Njëjtë mund t’i ndodhë edhe AAK-së nëse, pos grupit të përbashkët në Kuvend, krijohen edhe pesë grupe të tjera parlamentare.

Koalicioni i opozitës LDK-AAK-NISMA ka arritur marrëveshje për bashkëqeverisje, madje për këtë kanë ndarë edhe pozitat, ndërsa të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe për institucionet tjera që nuk përfshijnë Qeverinë. Fjala është për përfaqësim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, që në bazë të Kushtetutës këtë mund ta bëjnë gjashtë grupet më të mëdha parlamentare.

Më Shumë

Haradinaj qëndron në Lugishtë të Hasit, viziton teqen e Shejh Xhemajliut

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qëndruar në Lugishtë të Hasit, ku ka vizituar teqen e Shejh Xhemajliut dhe është takuar me qytetarë e...

Haxhiu: Masakra e Korishës, një nga ngjarjet më të rënda të luftës në Kosovë

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe sot në Korishë të Prizrenit. Ajo, ka thënë se sot përkulemi...

Lajmet e Fundit