10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Opozita e akuzon kreun e Prizrenit për kërcënim

Referimi i kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, për jofunksionalitetin e Kuvendit të Komunës në rast të mos votimit të buxhetit komunal ka irrituar opozitarët në nivelin lokal.

Këta të fundit këtë referim të kryetarit e kanë cilësuar si ‘kërcënim ndaj opozitës’. Madje kanë pohuar se kryetari i Komunës nuk është autoriteti që përcakton se kur Kuvendi është jofunksional dhe kanë kërkuar që pushteti të ketë qasje më konstruktive ndaj opozitës.

Shefi i grupit të këshilltarëve të PDK-së, Simir Krasniqi, ka theksuar se adresimi i kryetarit ndaj këshilltarëve të KK-së me kërcënimin se Kuvendi mund të shkojë në zgjedhje ka qenë i padrejtë dhe tregues për pasigurinë e tij në qeverisje, shkruan sot Koha Ditore.

“Ligji për Vetëqeverisje Lokale e përcakton se saktë se kur Kuvendi nuk është funksional. Por vlerësimin për këtë e bën MAPL-ja. Kryetari i Komunës nuk e cakton nëse Kuvendi i Komunës shkon apo jo në zgjedhje, pasi kjo është përgjegjësi e MAPL-së”, ka thënë Krasniqi.

Ai gjatë fjalimit në foltoren e KK-së ka shprehur qëndrimin se kryetari mund t’i iniciojë zgjedhjet e reja për kryetar të Komunës me dorëheqjen e tij eventuale.

“Nëse kryetari s’e ndien veten të sigurt me punën që ka bërë, shkaku i dështimeve të shumta në pushtetin lokal, ai mund të japë dorëheqje dhe mund të shkojmë në zgjedhje për kryetar të Komunës”, ka deklaruar Krasniqi.

Më Shumë

Vdekja e 60-vjeçares nga Rahoveci

Mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës raportoi se ka vdekur një grua nga Komuna e Rahovecit pasi e njëjta është rrëzuar nga një lartësi...

Hashim Thaçi sot ka ditëlindjen

sh-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, feston sot 56-vjetorin e lindjes. As kësaj radhe ai nuk do të mund të festojë pranë familjarëve të tij për...

Lajmet e Fundit