Opozita e Bashkuar në Prizren: Nesër të gjithë kundër Hashim Thaçit

Opozita e Bashkuar në Prizren ka ftuar qytetarët që nesër të marrin pjesë në protestë për të parandaluar që Hashim Thaçi të bëhet president i Kosovës.

“Kryesia e Kuvendit në mënyrë arrogante vendosi të thërrasë seancë për zgjidhjen e Hashim Thaçit president në ditën e premte, 26 shkurt. Për ta ndaluar zgjedhjen e Hashim Thaçit president qytetarët dhe mbështetësit e kauzave opozitare do të protestojnë së bashku në sheshin përballë Kuvendit”, thuhet në komunikatën e Opozitës së Bashkuar në Prizren.

“Nisja do të jetë e organizuar nga të gjitha vendet e Kosovës, qytetet e fshatrat. Do të bëhemi së bashku më shumë se në 9 janar, më shumë se në 17 shkurt”.

“Vendimi i kryesisë për ta përjashtuar opozitën nga Kuvendi është vendim i paligjshëm, ashtu siç është edhe vendimi për të përjashtuar anëtarët e opozitës prej kryesisë së Kuvendit. Ky pushtet dëshiron të zgjasë jetën e qeverisë anti-kushtetuese dhe të zbatojë projektet kriminale të Zajednicës dhe të demarkacionit”.
“ Nëse Hashim Thaçi bëhet president, do të jetë gjithnjë e më e vështirë të kundërshtohen proceset shkatërruese në të cilat është futur Kosova”.

“Opozita e Bashkuar njofton se nisja nga Prizreni bëhet në mënyrë të organizuar me autobusë, nesër, ditë e premte, nga Stacioni i Autobusëve në Prizren, ora 08:00!”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Në përvjetorin e ndarjes nga jeta, Prizreni kujton Bekim Fehmiun

Prizreni do të kujtojë figurën e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta, përmes aktivitetit përkujtimor “Një...

Kontrolle intensive në Prizren: Shkyçje të konsumatorëve me borxhe dhe ndalim i lidhjeve ilegale

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar se ekipet kujdestare të kontrollës po vazhdojnë edhe gjatë ditëve të vikendit me aksione...

Lajmet e Fundit