12.9 C
Prizren
E hënë, 10 Nëntor, 2025

Opozita në Prizren konteston prejardhjen e lopëve që shpërndau Komuna

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka reaguar ndaj pretendimeve të disa anëtarëve të partive opozitare lidhur me prejardhjen e lopëve qumështore, të cilat ditë më parë Komuna ua ka shpërndarë blegtorëve përfitues.

Haskuka ka sqaruar se 99 krerë lopë që janë shpërndarë nga Komuna e Prizrenit për blegtorët kanë prejardhje nga Sllovakia dhe jo nga Serbia. Mirëpo, opozitarët kanë vazhduar kritikat e tyre duke theksuar se edhe Sllovakia nuk e njeh shtetin e Kosovës. Madje kanë shtuar se lopët qumështore janë transportuar përmes Serbisë dhe me kamionë me targa serbe, shkruan Koha Ditor.

Kryetari Haskuka ka publikuar reagimin në rrjetet sociale, ku ka theksuar se “disa zyrtarë të PDK-së dhe AAK-së kanë dezinformuar opinionin publik, duke shpifur kinse lopët qumështore janë me prejardhje nga Serbia”.

https://www.koha.net/kosove/176045/opozita-ne-prizren-konteston-prejardhjen-e-lopeve-qe-shperndau-komuna/

Më Shumë

Mamusha është komuna që po prin me numrin e votuesve

Komuna e Mamushës ka shënuar daljen më të lartë në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale, me 40.62 për qind të votuesve që kanë...

45 aksidente dhe mbi 1 mijë e 600 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

45 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku 18 prej tyre kanë qenë me të lënduar dhe 27 me...

Lajmet e Fundit