7.9 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

Opozita, shpresat në shesh

Opozita në Kosovë mbetet e “fortifikuar” kundrejt Qeverisë, përderisa kjo e fundit nuk reflekton me plotësimin e kërkesave të dala nga protesta e 18 prillit. Tabori opozitar paralajmëron Qeverinë se do ta ketë “vështirë” këtë muaj, ku do të organizohen protesta të mëdha gjithëpopullore.

Sipas tyre, shpërfillja e Qeverisë karshi këtyre kërkesave është shpërfillje e qytetarëve të vendit dhe rrjedhimisht shpërfillje e interesave jetike të shtetit të Kosovës, që është një tregues se Qeveria nuk njeh gjuhën e mirëkuptimit, por vetëm atë të presionit.

Megjithatë, Qeveria e Kosovës nuk ka injoruar ultimatumin dyjavor që kishte dhënë opozita, e cila nuk është marrë me kërkesat e shtruara për uljen e çmimit të energjisë elektrike, largimin e ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, dorëheqjen e kryetarit të Kushtetueses, Enver Hasani, moskrijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, sikurse “Trepça” të shpallet me ligj ndërmarrje publike me status të veçantë./zeri/

Më Shumë

Kërkohet paraburgim ndaj 5 të pandehurve për bixhoz në Malishevë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj 5 të pandehurve për veprën [penale...

Policia po heton zhdukjen e një personi në Rahovec

Një burrë është raportuar i zhdukur që dy ditë në qytetin e Rahovecit. Sipas raportit 24-orësh, ai është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer...

Lajmet e Fundit