1.4 C
Prizren
E premte, 27 Dhjetor, 2024

Orët e humbura nuk zëvendësohen, SBASHK paralajmëron edhe protesta

Të gjitha orët e humbura si shkak i grevës së mësimdhënësve nuk do të zëvendësohen. Madje nuk do të jetë vetëm greva formë e shprehjes së pakënaqësisë së mësimdhënësve. Ditëve në vijim, SBASHK ka paralajmëruar edhe protesta.

Ndërsa, Federata Sindikale e Shëndetësisë ka pezulluar grevën deri në miratimin e ligjit më 31 janar. Ata kanë kritikuar sindikatat tjera në Kosovë.

Mësimdhënësit në Kosovë nesër hyjnë në javën e dytë të grevës. Ani pse të njëjtit çdo ditë shkojnë në shkollë, ata nuk takohen me nxënësit e tyre për të zhvilluar orët mësimore.

E një gjë e tillë, siç duket do të vazhdoi me ditë të tëra.

Menaxheri për financa në SBASHK, Ymer Ymeri, ka thënë për KosovaPress se në rast se institucionet e vendit nuk reflektojnë ndaj kërkesave të tyre, ata do të organizojnë edhe protesta.

“Në bazë të kësaj si janë duke shkuar punët, greva ka me vazhdu edhe gjatë. Dita e hënë është gjithsesi në grevë, por ne si SBAShK e kemi një plan, nëse edhe java e dytë shkon pa ndonjë ofertë dhe pa përpjekje të institucioneve për t’i plotësuar kërkesat, ditën e shtune do ta mbledhin këshillin drejtues dhe do të shikojmë me kombinu edhe forma të tjera të presionit, duke mos i përjashtuar edhe ftesën për protesta. Do të thotë gjatë kësaj jave nëse nuk japin rezultate këto veprime sindikale, greva e përgjithshme, atëherë do të shikojmë edhe presionin në formën e protestës”, tha Ymeri.

Ymeri mes tjerash ka përmendur edhe një formë tjetër të presionit. Ai tha se nëse nuk reflektojnë institucionet ndaj kërkesave të tyre, do të kërkojnë mbështetje nga Sindikata Botërore e Arsimit dhe Sindikata e Arsimit në Evropë. Duke i ftuar kështu që edhe ata të marrin pjesë në protestat që do t’i organizojnë.

Ai tha se nuk kanë pasur ofertë konkrete, ani pse kanë pasur takime me zyrtarë të institucioneve. Gjasat për reflektim janë minimale, sepse siç tha ai vullneti nuk ekziston nga ana e tyre.

Deklaratat e djeshme të kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, sa i përket kësaj greve, Ymer Ymeri i ka quajtur qesharake.

“SBAShK e ka angazhu juristin e vet që të mbledh fakte dhe të përpiloj padinë për paraqitjen në gjykatë, për kryetarin e Mitrovicës Agim Bahtiri, i cili ka kërcënuar mësimdhënësit se në qoftë se të hënën nuk fillon mësimi, ata do të zëvendësohen nga persona vullnetarë. Nëse në arsim mundet me zëvendësu mësuesin kush do qoftë, atëherë del që nuk është e nevojshme edhe me shku nxënësit në shkollë, se ata persona të tillë janë edhe në familje, çdo familje ka persona, sikur Agim Bahtiri që po donë me i angazhu vullnetarë. Mitrovica ka 1000 mësimdhënës, ku i merr 1000 mësimdhënës Agim Bahtiri me i angazhu vullnetarisht, që të filloj mësimi të hënën. Do të thotë është një thënie qesharake e tij, pa e analizu mirë. Kryetari i SBAShK-ut ka dal me deklaratë ka thënë se nëse deri të hënën nuk e tërheq deklaratën dhe nuk kërkon falje për këtë, do të ngrisim padi, dhe kështu do të ndodh”, tha Ymeri.

E si shkak i këtyre grevave, nxënësit tash e sa ditë po humbin shumë orë mësimore. Pavarësisht kësaj, Ymeri thotë se të njëjtat nuk do të zëvendësohen.

“Ka deklarime prej institucioneve, prej Ministrisë së Arsimit, prej drejtorisë së arsimit, se orët e humbura kanë me u zëvendësu. Nëse orët e humbura zëvendësohen atëherë efekti i grevave humb çdokund. Askund në botë ditët të cilët të punësuarit janë në grevë nuk zëvendësohen, por as në arsim. Iu tregojmë institucioneve të Kosovës se në bazë të ligjeve në fuqi dhe normave ndërkombëtare, asnjë orë e humbur e grevës nuk do të zëvendësohet, përveç nëse mësimdhënësit e Kosovës për këtë vullnetarisht shprehin dëshirën për me i zëvendësu orët e humbura”, ka shtuar ai.

KosovaPress ka provuar të marrë një përgjigje nga këshilltari politikë në MASHT, Valmir Gashi, në lidhje me këtë grevë, mirëpo, një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Megjithatë, këtë grevë nuk po e përkrahin, sindikalistë të tjerë. Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla për KosovaPress ka thënë se grevat e shëndetësisë janë pezulluar.

“Unë jam kritik i madh i organizimit sindikal në Kosovë. Ne nuk jemi konfederatë, kemi vetëm fontanë dëshirash. Nëse e marrim BSPK që dyjat janë aty, po e shprehin vetëm qëllimin për interesa të veta, do të thotë për sektorët e vet. Ku janë punët ku janë privatët që punojnë, nuk ka interesa. Është çështje e tyre, është çështje edhe e shtetit. Edhe një herë po du me potencu, ne nuk duam të krahasohemi me asnjë grup, as doganën, as SBASHK-un, ne jemi duke punuar me rend dhe rregull në shëndetësi”, ka përfunduar Syla.

Ai tha se grevat e shëndetësisë i pësojnë më së shumti pacientët.

“Janë disa grupe, disa individë nga ky grup, të cilët unë i kam respektuar dhe i respektoj se i kam koleg, por Federata e Sindikatës së Shëndetësisë me ligj dhe me të gjitha e ka pezulluar grevën deri në miratimin e ligjit për paga. Kemi premtime të cilat ai ligj më 30, 31 janar do të shkoj, bashkë me buxhetin dhe janë ka merren në konsideratë, grupi punues është duke punuar intenzivisht… edhe ne jemi me ta. Mirëpo, e drejta është e tyre, të gjitha grupeve të cilave dëshirojnë ndoshta edhe të dalin në skenë pak, nuk është me rëndësi ajo, me rëndësi është më u arrit qëllimi jonë. Mirëpo, ne duhet të punojmë dhe të mendojmë për pacientët”, tha Syla.

Ditë më parë edhe Sindikata e pavarur e Doganës kishte kërkuar masa të menjëhershme të rritjes së koeficientit në draft ligjin e pagave, në të kundërtën sipas tyre do të ndërmarrin veprime të tjera për realizimin e kërkesave të punëtoreve.

Të kontaktuar nga KosovaPress, ata kanë mohuar të flasin, ngase gjatë javës së ardhshme do të konkretizojnë kërkesat e tyre, dhe do të flasin për media.

Më Shumë

Sonte dueli i madh, Fury – Usyk

Sonte është një duel i zjarrtë për ardhuruesit e boksit. Tyson Fury  do të përballet me Oleksandr Usyk rreth orës 23:00. Ukrainasi është kampion i...

Hapet çerdhja e re publike në lagjen “Ortakoll” të Prizrenit

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci, ka përuruar sot çerdhen e re publike në lagjen "Ortakoll" të Prizrenit, një investim...

Lajmet e Fundit