Osman Hajdari nis detyrën si Drejtor i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit

Osman Hajdari ka nisur zyrtarisht detyrën e tij si Drejtor i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit “Prim. Dr. Daut Mustafa”. Në një deklaratë publike, ai e cilësoi këtë pozitë si një përgjegjësi të madhe dhe një mision për të sjellë dinjitet, profesionalizëm dhe transparencë në kujdesin shëndetësor publik.

“Ky nuk është thjesht një rol drejtues, por një angazhim ndaj çdo pacienti, çdo punonjësi shëndetësor dhe çdo qytetari që pret trajtim dinjitoz, qasje të lehtë dhe shërbim cilësor”, u shpreh Hajdari.

Ai theksoi se do të udhëheqë me parimin e transparencës, llogaridhënies dhe meritokracisë, duke shtuar se nuk do të ketë tolerancë për paaftësinë, neglizhencën apo mungesën e etikës profesionale.

Në fund, Hajdari ftoi mjekët, infermierët, stafin dhe qytetarët që të jenë së bashku në këtë rrugëtim për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në Prizren.

 

Më Shumë

Thirret protestë kundër pagesës në rrugën Prizren–Prevallë: “Bashkë për interesin e përbashkët”

Qytetarët dhe banorë në Prizren, janë ftuar të marrin pjesë në një protestë paqësore kundër vendosjes së rampës me pagesë në rrugën Prizren –...

Mbi 12 mijë turistë u futën në Shqipëri në 12 orët e fundit

Pika kufitare e Morinës po përballet me fluks të lartë lëvizjesh, ndërsa qindra pushues nga Kosova dhe vendet e rajonit kanë zgjedhur bregdetin shqiptar...

Lajmet e Fundit