Më këtë rast atje po manifestohet kjo ditë, ku po marrin pjesë krerët e shtetit dhe presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, po ashtu edhe shumë personalitete tjera.

Presidentja Osmani në përvjetorin e “Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, foli për rëndësinë e kësaj lidhjeje në historinë e popullit shqiptar për liri.

“Vendi simbolizon vendin e përafrimit të bashkimit të shqiptarëve drejt një qëllimi madhor, atë të lirisë kombëtare, ku i bashkoi e artikuloi kërkesat shqiptare, nga rrezikimi i copëtimit të trojeve shqiptare nga fqinjët”, tha Osmani.

Pikërisht në këtë datë, më 10 qershor të vitit 1878, patriotët shqiptarë  u tubuan nga të katër anët e dëshmuan vetëdije të lartë kombëtar, duke mos pranuar që të mbeteshin nën okupim por as të mbeteshin pre e shteteve fqinje gllabërues”, deklaroi presidentja Osmani, duke shtuar se ata kërkuan jetësimin e shtetit të shqiptarëve si instrument themelor të jetesës kombëtare.

“Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte thirrje por bashkim kombëtar në kohën kur po rrezikohej ekzistenca e këtij kombi të lashtë. Ajo shprehu qartë jo vetëm përcaktimin e shqiptarëve për shtetin e pavarur si instrument I rëndësishëm politik për realizimin e aspiratave të tyre, por edhe orientimin e tyre drejt vlerave të larta qytetëruese perëndimore”, theksoi ajo, duke shtuar se kjo lidhej tregoi vetëdije të lartë shtetërore duke u shndërruar në platformë të fuqishme nacionale.

“Kësisoj ajo shtroi platformën politike për një shtet të shqiptarëve bën kryengritje të përgjithshme dhe motivuan për lidhje dhe lëvizjen e cila do ta përmbyllte procesin e shpalljes së pavarësisë se Shqipërisë”, theksoi presidentja osmani.

Ajo më tej shtoi se Lidhja ka shërbyes si model ipërhershëm nga icili janë frymëzuar breza të tërë intelektualësh dijetarësh, shkrimtarësh e politikanësh e nga icili kanë buruar projekte të tjera përbashkuese të tipit nacional kulturor, sikurse ai i vitit të ’90-ta për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.