20.3 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Osmani: Nëse s’tregohet kujdes, beteja me Covid-19 do të jetë e dhimbshme

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se nëse nuk tregohet kujdes nga koronavirusi, beteja ndaj tij do të jetë e gjatë dhe e dhimbshme.

Përmes një postimi në Facebook ajo ka shkruar se 24 orëshi i fundit shënoi numrin më të madh të të infektuarve.

“24-orëshi i fundit shënoi numrin më të madh të të infektuarve të konfirmuar me Covid-19, gjithsej 79. Ky numër tregon fuqinë e armikut të padukshëm, dëshmon se, nëse ne, sikur thonë profesionistët shëndetësorë, ne i japim këmbë atij, ia bartim atë tjetrit, beteja ndaj tij do të jetë e gjatë dhe e dhimbshme”, ka thënë ajo.

Ajo tutje iu ka bërë thirrje qytetarëve t’iu përmbahen masave të ndërmarra për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit.

“Prandaj, të bëhemi të gjithë bashkë për ta ndalur atë, për të shpëtuar jetët tona e të të dashurve tanë; t’i kufizojmë liritë tona sot që t’i gëzojmë përherë pastaj; ta kuptojmë se fatin e betejës e kemi në duart tona dhe se vetëm duke qëndruar në shtëpi dhe duke i ndjekur udhëzimet e profesionistëve, mund ta fitojmë atë. Së bashku mund t’ia dalim”, ka shkruar ajo.

Më Shumë

Xheladini uron Ditën e Goranëve në Dragash

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka uruar komunitetin goran me rastin e 6 Majit – Ditës së Goranëve. Në urimin e tij, Xheladini...

Dita Ndërkombëtare e Mamive shënohet në Spitalin e Prizrenit

Në ambientet e Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren është shënuar simbolikisht 5 Maji - Dita Ndërkombëtare e Mamive, një ditë...

Lajmet e Fundit