0.2 C
Prizren
E martë, 30 Dhjetor, 2025

OVL e UÇK-së në Malishevë shënoi Ditën e Veteranit

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dega në Malishevë, sot e ka shënuar 30 Dhjetorin-Ditën e Veteranit. Fillimisht janë bërë nderime pran Shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari në sheshin e qytetit, e më pas janë bërë homazhe pran varrezave të Dëshmorëve të Kombit në Malishevë dhe në fund janë ndarë mirënjohje për veteranë e luftës, si dhe për 12 veteranë pas vdekjes, të cilët në rrethana të ndryshme kanë vdekur gjatë këtij viti.

Në këto shënime, morën pjesë, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, sekretari i OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, kryetar i degës së OVL të UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu dhe veteran të shumtë.

“Sot, Ditën e Veteranit po e shënojmë në kushte specifike, për shkak të goditjeve të rënda kundër luftës dhe krerëve të UÇK-së. Ne kemi luftuar për çlirim dhe për liri, dhe nuk jemi organizatë kriminale, prandaj tek të gjithë ne shihet mllefi në raport me këto goditje. Gjeneratat e reja, duhet ta mësojnë historinë e formimit të UÇK-së, të luftës për liri dhe për ndërtimin e shtetit. Në emër timin personal dhe në emër të Kryetarit të Komunës së Malishevës, z.Ragip Begaj, ju uroj Ditën e Veteranit të gjithë veteranëve të luftës”, ka thënë në fjalën e tij, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.

Faton Klinaku, në emër të OVL të UÇK-së, gjithashtu tha se “këtë vit kemi pasur goditje të rënda dhe se këtë ditë po e shënojmë pa krerët e UÇK-së të cilët janë Aktualisht në Hagë, por që nga këto goditje do të dalim edhe më të fortë dhe krerët e luftës, do mbrojnë luftën e pastër dhe luftën për liri të UÇK-së”.

Ndërsa kryetari i degës së OVL të UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu, pasi i ka uruar të gjithë veteranë, tha se këtë vit, përveç që krerët e UÇK-së dhe të OVL të UÇK-së, nuk janë me ne, edhe 12 veteran të luftës nga Malishevës, gjatë këtij viti kanë vdekur. Ai i ka uruar të gjithë bashkëluftëtarët dhe të gjitha familjet e dëshmorëve, me rastin e 30 Dhjetorit-Ditës së Veteranëve të luftës.

Më Shumë

Pas një mungese të gjatë, Gjesti rikthehet për Krishtlindje!

Pas një periudhe të gjatë të shkëputur nga jeta publike dhe rrjetet sociale, shkaktuar nga humbja e vëllait, këngëtari i njohur Gjesti rikthehet për publikun në...

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në pikën kufitare të Vërmicës, i futi 500 lekë ryshfet në dokumente

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në pikën kufitare të Vërmicës pasi dyshohet se kishte tentuar t’i japë ryshfet zyrtarit policor gjatë dhënies së...

Lajmet e Fundit