10.1 C
Prizren
E enjte, 6 Nëntor, 2025

OVL e UÇK-së përkujton betejën e Buqes dhe Breznes më 28 korrik

Kryetari i OVL-së së UÇK-së në Prizren, Isa Berisha, ka njoftuar për organizimin e një sërë aktivitetesh përkujtimore më 28 korrik 2025, në nderim të betejës së lavdishme të zhvilluar më 27 korrik 1998 në fshatrat Buqe dhe Brezne të Dragashit, ku ranë dëshmorët Beamir Memaj dhe Nexhet Fanaj.

Sipas njoftimit të kryetarit të OVL-së, Isa Berisha, betejat në këtë rajon kishin një rëndësi të veçantë, pasi njësiti i UÇK-së që po kthehej nga Shqipëria kishte për mision furnizimin me armatim dhe mobilizimin e popullatës në zonën e Vërrinit dhe Prizrenit, ku veç ishte formuar Shtabi Lokal me seli në Jeshkovë.

Aktivitetet përkujtimore do të nisin në orën 10:00 me homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë.

Në orën 10:30 do të vazhdohet me homazhe pranë lapidarit në fshatin Kobaj, ndërsa në orën 11:00 do të bëhen homazhe te lapidari në fshatin Buqe. Ceremonia përkujtimore do të përmbyllet në orën 12:00 me homazhe pranë lapidarit te Lugu i Gjerqinës në bjeshkët e Koretnikut.

Kryetari Berisha ka ftuar të gjithë familjarët e dëshmorëve, veteranët, invalidët e luftës, si dhe qytetarët e Prizrenit dhe Dragashit, që t’i bashkohen këtyre aktiviteteve për të nderuar kujtimin e luftëtarëve të rënë për lirinë e vendit./PP/

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Nis shitja e biletave për ndeshjen Bashkimi–Sigal Prishtina

Bashkimi ka njoftuar se nga e premtja do të nisë shitja e biletave për ndeshjen e radhës kundër Sigal Prishtinës, e cila pritet të...

Dy gjyqtarë të rinj nisin angazhimin në Gjykatën Themelore të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren ka bërë të ditur se Kryetarja e Gjykatës ka pritur në takim dy gjyqtarët e rinj, të cilët nga sot...

Lajmet e Fundit