5.4 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

OVL e UÇK-së proteston më 17 qershor

Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së kanë vendosur që të organizojnë protestë më 17 qershor në Prishtinë.

“Pas diskutimeve dhe analizës që i bënë situatës së përgjithshme në Kosovë, vendosën të organizojnë protestë gjithë popullore, kundër padrejtësive të vazhdueshme që janë bërë dhe po bëhen nga gjykatat ndërkombëtare ndaj luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pjesëtarëve të saj”, thuhet në një komunikatë për media.

OVL e UÇK-së fton qytetarët që t’i bashkëngjiten masovikisht kësaj proteste, e cila do të mbahet në Prishtinë me datën 17 qershor duke filluar nga ora 12. Sipas njoftimit, vendtakimi do të jetë në sheshin “Skënderbeu”.

Më Shumë

Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në Prizren

Tre të dyshuar B.H., N.A., dhe D.P., janë arrestuar nën dyshimin për vjedhje në Poslishtë të Prizrenit. Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar...

Peja 03 pret Bashkimin në finalen e dytë të Play-off-it

Sot zhvillohet ndeshja e dytë finale e Play-off-it në Superligën e Femrave, ku Peja 03 përballet me Bashkimi në palestrën “Karagaçi”, me fillim nga...

Delirium

Lajmet e Fundit