7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Ozzy Osbourne i sëmurë rëndë, nuk ecën dot pa një shkop

Legjenda e muzikës Heavy Metal Ozzy Osbourne u pa në publik pas një kohe të gjatë, duke hipur në një aeroplan privat.

Osborne, i cili vuan nga sëmundja e Parkinsonit, ecte me ndihëm e një shkopi në aeroportin në Burbank, Kalifornia, transmeton portali arbresh.info

Ai udhëtonte i shoqëruar nga gruaja e tij, Sharon Osburne.

73-vjeçari foli në një intervistë për “Good Morning America” për herë të parë në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore në fillim të vitit të kaluar. Ai u diagnostikua me sëmundjen e Parkinsonit në shkurt 2019, tha ai në atë kohë.

“Pas natës së Vitit të Ri (2019) përjetova rënie të madhe shëndetësore. U detyrova që të shkoja te kirurgu për qafë, pasi më ishin dëmtuar nervat”, tha frontmeni i grupit legjendar “Black Sabbath.

Pas lëndimit, Ozzy anuloi shfaqjet e tij dhe turneun botëror dhe iu përkushtua trajtimit.

“Ky krah është i mpirë nga operacioni dhe këmbët më nuk më mbajnë. Nuk e di nëse është nga Parkinsoni apo çfarë, por ky është problemi. Ata më prenë nervat kur më operuan. Unë kurrë nuk kam ndjerë dhimbje më dhe kjo është e çuditshme”, pati thënë Ozzy.

Më Shumë

Vjedhja e veturës në fshatin Damjan të Hasit: I mituri arrestohet pas aksidentit në Prizren

Një veturë është vjedhur mbrëmë në fshatin Damjan të Hasit tw Gjakovës. Pronari ka deklaruar se vetura ka qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë. Ajo...

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet për dhunë në familje

Është arrestuar një person në Prizren. Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj anëtarëve të familjes së tij dhe gjithashtu ka dëmtuar dhe demoluar...

Lajmet e Fundit