P o e z i a

Sahit Osmani

Është palca e shpirtit
Që flet me gjuhë të zemrës
Është fllad përvëlimtar
Dhe lule e vesës
Prek me dorë lartësitë e yllit
I gjen fundin oqeanit
Ecën me jetën e njeriut
Rreth e rrotull rruzullimit
Dhe poet e ka diellin
Që natyrën z’bukuron
Me këngë zogjsh e mund trishtimin
Me mjalt jetën e rinon

Më Shumë

Laura Fazliu në luftë për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka siguruar mundësinë për të luftuar për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, pas një paraqitjeje të mirë...

Totaj priti delegacionin e Iowa Soccer Association nga SHBA-ja

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të Iowa Soccer Association nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili...

Lajmet e Fundit