15.1 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Paçarizi mbron praktikën e pagesës së kontrolleve teknike të objekteve

sadik-pacariziKomuna e Prizrenit nuk e sheh shqetësuese çështjen e pagesës në llogaritë personale të punëtorëve të Drejtorisë së Urbanizmit, në rastet kur ata janë pjesë e Komisionit për kontroll teknik të objekteve të ndërtimit.

Drejtori i Urbanizmit, Sadik Paçarizi, insiston se kjo praktikë është e përkufizuar me ligj e akte nënligjore dhe se nuk ka asgjë kontestuese. “Kontrolli dhe pranimi teknik i objekteve gjithnjë ka qenë i rregulluar me ligj dhe me udhëzim administrativ të MMPH-së. Honorarët për pranimet teknike derdhen në xhirollogaritë private, por komisioni caktohet i pavarur anipse në të ka punëtorë të DUPH-së dhe puna kryhet jashtë orarit të punës…”, tha Paçarizi për Koha Ditore.

Javë më parë këshilltari i LDK-së, Ridvan Hoxha, ka kritikuar Komunën e Prizrenit për zbatimin e kësaj praktike duke iu referuar ligjeve të ish-Jugosllavisë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arrestohet një arsimtar në Mamushë, dyshohet se keqtrajtoi një nxënës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një arsimtar në Mamushë, pasi dyshohet se ka keqtrajtuar në nxënës. Rasti ka ndodhur të...

Kastrati: Të futet në kurikulat mësimore lufta e UÇK-së

Kadri Kastrati, njëri ndër komandantët e UÇK-së, tha se çdo shqiptar duhet ta dijë se Meka dhe Medina e shqiptarëve janë Prekazi, varrezat e...

Lajmet e Fundit