0.1 C
Prizren
E enjte, 16 Janar, 2025

“Pacientit numër një” në Itali më në fund i hiqen respiratorët

“Pacientit numër një” në Itali me koronavirus, më në fund i janë hequr respiratorët, 18 ditë pasi që është diagnostifikuar me sëmundjen dhe tash mund të marrë frymë lirshëm, raporton “The Sun” të martën, transmeton Koha.net.

Mattia 38-vjeçar kishte qenë në intensivë në spitalin në Pavia të Lombardisë.

Bashkëshortja e pacientit, Valentina që është në muajin e tetë të shtatzënisë, po ashtu ishte testuar pozitive me koronavirus dhe ishte shtrirë në spitalin Sacco në Milano, por tash është në shtëpi.

Mattia, një maratonist dhe futbollist, që është identifikuar sipas emrit, ishte shtrirë në spital me pneumoni më 19 shkurt.

Ai kishte kaluar një ditë e gjysmë në spital ku familjarë e shokë e vizituan, para se të testohej pozitiv me Covid-19 në mbrëmjen e 20 shkurtit.

Më pas u dërgua në intensivë në “Policlinico San Matteo” në Pavia, ku më tepër se 30 mjekë dhe infermierë u kujdesën ditë e natë për 18 ditë për rikuperimin e tij.

Gjendja e Mattias u përmirësua dukshëm dhe tash do të qëndrojë në spital në Pavia.

Annalisa Malara, mjekja nga Cermona, që ka diagnostifikuar “pacientin numër një” me koronavirius, ka thënë: “Kur pacienti nuk reagon në tretmanin normal, unë kam mësuar në universitet se nuk mund të injorosh skenarin më të keq të mundshëm. Mattia kishte pneumoni të lehtë, por ishte rezistent ndaj çdo terapie të njohur. Unë mendova, se për të ndihmuar atë, duhet të bëjë diçka të pamundur”.

Mjekët tash po detyrohen të marrin vendime “jetë a vdekje” për të vendosur se cili do të shtrihet në spital pas përhapjes së koronavirusit, ku mjekët po marrin parasysh moshën e pacientit dhe mundësinë e mbijetesës.

“Nëse një person është mes moshës 80 e 95 vjet dhe ka probleme serioze me sistemin respirator, atëherë ka gjasa të mëdha që të mos vazhdojmë me të. Nëse kanë dështime në disa organe, me dy apo tri organe jetësore, atëherë nënkupton se shkalla e mortalitetit është qind për qind”, ka thënë mjeku Christian Salaroli për “Brussels Times”.

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, të hënën mbrëma, ka urdhëruar gjithë banorët e Italisë të qëndrojnë në shtëpi dhe të kërkojnë leje për të udhëtuar, duke mbyllur në shtëpi më tepër se 60 milionë banorë.

Më Shumë

PDK hapë fushatën, Krasniqi dhe Hamza: Votoni 131 për një Kosovë ma të mirë

Partia Demokratike e Kosovës ka nisur zyrtarisht fushatën elektorale për Zgjedhjet e Përgjithshme, në një atmosferë madhështore, në mesin e mijëra përkrahësve. Kryetari i PDK-së,...

Nderohet kujtimi dhe vepra e Prof. Dr. Sabahajdin Cenës në përvjetorin e tij të dytë

Në përvjetorin e dytë të ndarjes nga jeta të prof. dr. Sabahajdin Cenës, kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, bashkëpunëtorët dhe familjarët e të ndjerit...

Lajmet e Fundit