Pacolli, neutral me Prizrenin

Behxhjet pacolliAlenaca Kosova e Re (AKR) në Prizren, për garën e balotazhit për kryetar të Komunës, që mbahet më 1 dhjetor, ka vendosur që të jetë neutral. Zëdhënësi i AKR-së në Prizren, Bujar Kelmendi tha se ky vendim është marrë nga Presidenti Behxhet Pacolli.

Aleanca Kosova e Re në Prizren me vendim të Presidentit Behxhet Pacolli në zgjedhjet lokale për balutazh të qëndrojë neutral, duke mos ndërhyrë në vullnetin e qytarëve”, tha Kelmendi.

AKR-ja dhe PDK-ja, të shtunën e javës së kaluar patën zyrtarizuar koalicionin për të mbështetur Ramadan Mujën për kryetar të Prizrenit. Ky koalicion nuk ka zgjatur më shumë se dy ditë. Ai ishte nënshkruar pa dijeninë e Presidentit Behgjet Pacolli./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizreni pret takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës do të mbajë sot në Prizren takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë...

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Lajmet e Fundit