28.7 C
Prizren
E mërkurë, 20 Gusht, 2025

Pajtonxhiu i Prizrenit, i dashuruar në kuaj

Kadri Palla u gëzohet shumë dasmave gjatë verës

74-vjeçari nga Prizreni, Kadri Palla, thotë se pajtonin e ka trashëguar nga gjyshi i tij, Rexhepi, i cili para 80 vjetësh merrej me këtë zanat. Ai nuk ka intervenuar në këtë pajton për të ruajtur kujtimet e babait dhe gjyshit, i cili është i ndërtuar nga hekuri italian dhe druri i arrës së Shkodrës

Në sheshin “Shatërvan” të Prizrenit po bëhen tetë dekada që funksionin pajtoni i Kadri Pallës, të cilin zanat e ka trashëguar nga babai i tij. Palla shprehet ky pajton dikur ka bartur oficerë e komunarë të sistemeve të ndryshme nga shtëpia deri në punë, apo zotërinj nga shtëpia e vetë deri te mysafirët. Kadri Palla shprehet për “Kosova Sot” se me këtë punë është marrë gjyshi i tij Rexhep Palla, pastaj babai i tij, Ramizi, dhe vetë Kadri Palla, i cili tani është 74-vjeçar. Ai shprehet se ky pajton është kujtim nga gjyshi i tij, Rexhepi, i cili është i vjetër hiq më pak se 80 vjet. Shton se nuk kanë intervenuar asgjë në të, por e kanë ruajtur ashtu siç është, pasi është ndërtuar me hekur italian dhe dru arre të Shkodrës.“Gjyshi im Rexhepi i kishte shëtitur zotërinjtë e këtij qyteti atëherë edhe komunarët i ka marrë nga shtëpia dhe i kanë dërguar deri në punë. Kurse, po kështu me këtë pajton atëherë edhe oficerët janë shëtitur. Por, edhe babai im, Ramizi, po me këtë pajton e ka nxjerrë bukën e gojës”, shprehet Kadri Palla.

Dikur Prizreni i kishte 8 pajtonxhinj

Kadri Palla thotë se ai e bën këtë punë me plot dëshirë, qoftë për të ruajtur kujtimin e të baballarëve të tij, por edhe mundohet të nxjerrë një pagë të vogël. Ai shprehet se tani ka filluar interesimi i njerëzve të shëtisin me pajton dhe thotë se gjatë stinës së verës fiton goxha mirë. “Më shumë këtë e bëj për traditë, në shenjë kujtimi të gjyshit dhe babait tim, por tash edhe po arrij të mbaj familjen me këtë punë”, shprehet ai. Dikur kanë qenë tetë familje që janë marrë me pajton. Ishin të njohura familja e Ali Shipkovicës, ajo e Eqrem Burdo-së e të tjera. “Por, ato tashmë e kanë lënë dhe nuk e kanë vazhduar këtë traditë. Ne si familje e vazhduam këtë për faktin se kemi një dashuri të veçantë për kuajt. Kali i mirë është shenjë e vjetër e familjes sonë. Nuk fitohet shumë, sepse kalin duhet ruajtur mirë me tagji. Duhet në ditë që të ushqehet me pesë kilogram misër”, shprehet plaku Kadri Palla. Ai thotë se sipas traditës një familje që ka një kali të mirë në shtëpi është sikurse të kishte dhjetë burra./kosova sot/

Previous article
Next article

Më Shumë

Së paku dy të lënduar e bllokim trafiku nga një aksident i rëndë në rrugën Dragash-Prizren

Të paktën dy persona kanë pësuar lëndime në një aksident trafiku të ndodhur sonte në rrugën Dragash-Prizren. Aksidenti ndodhi pasditen e sotme, dhe përveç të...

MKRS-ja thërret konferencë për media pas aktakuzës ndaj zyrtarëve të Urbanizmit në Prizren

Sekretari i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Bislim Bislimi, do të mbajë një konferencë për medie në lidhje me aktakuzën e ngritur ndaj...

Thethi

Lajmet e Fundit