9.4 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026

Palët me akuza reciproke, Universiteti i Prizrenit në kolaps


Zhvillimet e fundit në universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren po vazhdojnë të shihen nga kënde të ndryshme nga palët e përfshira në to. Përderisa kryesuesi i Këshillit Drejtues të këtij universiteti, Bedri Muhadri, mbron ligjshmërinë e vendimeve të marra nga ky organ, në anën tjetër Parlamenti Studentor e akuzon atë dhe 3 anëtarët e tjerë për shkelje ligjore e shfrytëzim të benefiteve. Madje PS-ja ka theksuar se tash e disa muaj universiteti “Ukshin Hoti” ndodhet në kolaps.

Paraprakisht Muhadri ka bërë të ditur se KD i UPZ në mbledhjen e mbajtur më 21 dhjetor 2018 ka zgjedhur u.d. të rektorit, prof. dr. Ismet Temajn, shkruan sot Koha Ditore.

“Tre anëtarë të Këshillit Drejtues, profesorët: Ragip Gjoshi, Artan Nimani, Ylli Kortoqi nuk morën pjesë në mbledhjen e lajmëruar me kohë, me arsyetimin “kinse po solidarizohem me një grup studentësh” të udhëhequr nga Parlamenti Studentor i Universitetit, të cilët më datën 21.12.2018 kanë mbajtur një protestë paqësore, të cilët kanë shfaqur pakënaqësitë e tyre e në mes të tjerash kanë kërkuar nga anëtarët përfaqësues të Senatit në Këshillin Drejtues të Universitetit të mos marrin pjesë në mbledhje, ngase, sipas tyre, Universiteti është në situatë shumë të keqe”, ka thënë Muhadri.

Më Shumë

Vushtrria pret Prizrenin, duel i rëndësishëm për kreun dhe mbijetesën

Në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë, nesër zhvillohet përballja mes Vushtrrisë dhe Prizrenit, në stadiumin “Ferki Aliu”, me fillim nga ora 15:00, raporton...

“Stop drogave” – Policia në Prizren fushatë ndërgjegjësuese me nxënësit

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka zhvilluar një fushatë ndërgjegjësuese kundër narkotikëve me nxënës të një shkolle të mesme, në kuadër të projektit...

Lajmet e Fundit