11.4 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

PAN-i e bëri AKR-në për vete, po tash si ka votat e duhura të deputetëve serbë që kanë një kusht tjetër!?

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, i cili në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit kishte garuar në listën e njëjtë të koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës, Alternativën dhe Lëvizjen për Drejtësi (koalicion iLAA), të mërkurën tha se nëse formimi i Qeverisë varet nga ai, ai do ta votojë Ramush Haradinajn, kandidatin e koalicionit PDK-AAK-NISMA (PAN) për kryeministër të Kosovës.

Pacolli ka thënë se nuk do të mbajë të bllokuar Kosovën dhe institucionet e vendit, dhe se Lidhja Demokratike e Kosovës, sipas tij, i ka 10 ditë kohë për të ndryshuar qëndrimin.

Telegrafi mëson se një ditë para këtyre deklaratave, PAN veç kishte siguruar mbështetjen e liderët të AKR-së.

Në anën tjetër, kryesuesi i seancës konstituive, Adem Mikullovci nga Lëvizja Vetëvendosje, pret që të hënën të mbahet vazhdimi i seancës konstitutive të Kuvendit. Përfaqësuesit e koalicionit PAN kanë paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë as në këtë seancë, me arsyetimin se kanë nevojë për konsultime shtesë.

Burimet e Telegrafit thonë se PAN – ndonëse ka mbështetjen e AKR-së – prapë nuk i ka numrat meqë kanë lindur kundërshtime me pesë deputetët e Listës Serbe të cilët teksa më herët kërkonin postin e të parit të Kuvendit, nga i cili më vonë heqin dorë, tash duan ta kenë nga radhët e tyre zëvendëspresidentin e Kosovës.

Posti i zëvendëspresidentit momentalisht nuk ekziston dhe atë serbët mund ta kenë veç me ndryshime kushtetuese. /Telegrafi/

Më Shumë

Ylli fiton duelin verdhezi ndaj Pejës

Skuadra e Golden Eagle Yllit ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj GO+ Pejës me rezultat 81:62, në kuadër të ProCredit Superligës. Ndeshja ishte e baraspeshuar...

Ndahet nga jeta legjenda e Woodstock-ut, Country Joe McDonald

Bota e muzikës humbi një ikonë. Në moshën 84-vjeçare ka ndërruar jetë Joe McDonald, i njohur si Country Joe McDonald, këngëtar, kompozitor dhe simbol...

Lajmet e Fundit