3 C
Prizren
E diel, 28 Shkurt, 2021

Pandemia godet rëndë bizneset e Prizrenit

Ndikimi i pandemisë në ekonominë lokale të Prizrenit, sipas përfaqësuesve të bizneseve të kësaj komune, ka qenë mjaft i rëndë, me ç’rast janë dëmtuar pothuajse të gjitha veprimtaritë. Ata konsiderojnë se humbjet e bizneseve kanë qenë të mëdha gjatë vitit 2020, pasi në pjesën më të madhe të vitit janë zbatuar masat kufizuese për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Në anën tjetër autoritetet komunale të Prizrenit kanë bërë të ditur se janë munduar që t’i dalin në ndihmë bizneseve brenda mundësive buxhetore dhe me vendime për lehtësimin e pagesave të obligimeve si dhe faljen e borxheve të akumuluara gjatë viteve të mëparshme.

Varis Xhejlani ka theksuar se në biznesin e tij ka pas rënie tepër të madhe. “Unë kam rreth 200 për qind rënie në vitin 2020 në krahasim me vitin 2019. Është një shifër alarmante”, ka thënë ai.

Xhejlani që njëherësh është kryetari i shoqatës së biznesmenëve dhe zejtarëve “Esnaf”, nënvizon se viti 2020 ka qenë sfidues për të gjitha bizneset.

“Të gjitha bizneset janë dëmtuar nga pandemia, dikush më shumë, dikush më pak”, ka deklaruar ai.

Sipas tij zbatimi i masave kufizuese sikurse edhe moslejimi i organizimit të dasmave ka bërë që shumë biznese të operojnë me humbje, por edhe t’i lirojnë punëtorët.

“Synimi ynë dhe aktivitetet tona kanë qenë të orientuara për lirimin e dasmave, natyrisht me një përqindje të vogël, jo me të gjitha kapacitetet. Por nuk ka pas përgjigje pozitive. Dihet se tek ne, dasmat lidhin shumë sektorë, mbi 40 sektorë, është një gamë e madhe, që janë të dëmtuar shumë, sidomos pjesa e bizneseve në lagjen ‘Adem Jashari’, ku me ata kemi takime të shpeshta, dhe ka pas humbje të mëdha. Nuk është që vetëm gastronomia është dëmtuar, por edhe turizmi, edhe transporti, pra, të gjithë bizneset”, është shprehur ai.

Xhejlani pohon se edhe një hulumtim i bërë nga shoqata e gastronomëve ka nxjerrë në pah faktin se brenda kësaj periudhe ka pasur rritje të papunësisë. “Është shqetësuese se ka pasur edhe lokale që janë mbyllur totalisht, dhe për fat të keq pandemia po vazhdon”, ka thënë kreu i shoqatës “Esnaf”.

kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka në takimin e fundit me qytetarë duke paraqitur aktivitetet gjatë pandemisë, ka theksuar se pushteti lokal është munduar që t’i mbështesë bizneset e prekura duke miratuar një pako emergjente për biznese por edhe me vendime për lirimin nga taksa komunale, lirimin nga pagesa për shfrytëzim të hapësirave komunale e pronave komunale, dhe të tjera.

“Së bashku me Kuvendin e Komunës, është votuar pakoja emergjente për bizneset, ku janë ndarë 700 mijë euro. Shumica e bizneseve që kanë pasur probleme me funksionim dhe kanë dokumentuar këto, me dokumente që kanë qenë të nevojshme kanë përfituar. Nga kjo pako 1.117 biznese kanë përfituar. E di që shuma nuk është e lartë, minimalja ka qenë 500 euro deri në 800 apo 850 euro, por jemi munduar me nda gjithë atë fond që kemi pasur. Fondi ka qenë i pamjaftueshëm, por ndoshta iu ndihmon sadopak bizneseve”, ka thënë Haskuka.

Sipas tij, në aspektin e ndihmës bizneseve është marrë vendim për lirimin për 6 muaj nga taksat komunale, ku shuma e falur është rreth 142 mijë euro, pastaj vendimi për lirimin nga pagesa për shfrytëzim të hapësirave komunale, ku shuma e falur është rreth 90 mijë euro, gjithashtu vendimin për lirimin e pagesës për 6 muaj për pronat komunale, ku shuma e falur është rreth 88 mijë euro. Ai ka shtuar se 26 operatorë ekonomikë të transportit janë mbështetur me fondin prej 130 mijë eurove, ndërkohë që është bërë edhe zvogëlimi i normave tatimore për vitin 2021 për të gjitha pronat.

“Në borxhet e akumuluara, edhe kjo hyn në pakon e COVID-it, kemi kaluar vendime për faljen e borxheve të cilat kanë qenë të akumuluara që nga viti 2001. Kjo e kap vlerën diku 4.6 milionë euro. Ndërsa nga viti 2014 deri në vitin 2018 do të falet 70% të taksës komunale për biznese në vlerë 2.3 milionë euro me kusht që të paguhet 30% i borxhit të vjetër. Me këtë synojmë të inkasojmë 1 milion euro. Vlera e tërësishme e faljes për këto taksa, me gjitha pakot do të jetë 7.1 milionë euro”, ka njoftuar Haskuka.

Në anën tjetër, PDK-ja opozitare, muaj më parë në forume të ndryshme, pat kërkuar miratimin e një pakoje ekonomike emergjente, në kuadër të buxhetit komunale për vitin 2021, në vlerë prej 5 milionë eurove, me qëllimin që të mbështeten bizneset për ti kapërcyer vështirësitë e shfaqura në kohë pandemie.

https://www.koha.net/kosove/254288/pandemia-godet-rende-bizneset-e-prizrenit/

Më Shumë

Asamblisti i Vetëvendosjes – Haskukës: “Turp të qoftë kryetar”

Grupi i kuvendarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren kanë reaguar ndaj një postimi të kryetarit të kësaj komune, Mytaher Haskuka, i cili në Facebook...

Prizrenasi mashtrohet nga “punëtori” i Kuvendit të Kosovës, ia mori afro 3 mijë euro

Policia e Kosovës ka prangosur personin me inicialet G. K, i lindur në vitin 1990, pasi ishte prezantuar rrejshëm si person zyrtar që punon...

Vendi rrezikon të zhytet në krizë shkaku i postit të presidentit

Vendi mund të zhytet në një krizë institucionale në mungesë të një presidenti konsensual, krejt kjo për faktin se partitë politike nuk janë të...

Klinaku: Publikimi i dosjeve të UNMIK-ut është dashakeqës dhe me pasoja

Kryetari në detyrë i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se publikimi i dosjeve të UNMIK-ut rreth vrasjeve të Xhemajl Mustafës dhe Ekrem Rexhës është...

Dënohet me burg njëri nga ekzekutorët e gazetares malteze

15 vjet burg, edhe pse dënim i reduktuar si bashkëpunëtor me prokurorinë, është dënuar vrasësi i gazetares malteze Galicia. Gazetarja, shkruajnë mediet vendase, kishte...

Letra që Daut Haradinaj nga TMK ia kishte dërguar familjes Rexha pas vrasjes së Komandant Drinit

“Dënojmë rreptësishtë vrasjen e komandant Drinit”, thuhet në letrën që Daut Haradinaj ia kishte dërguar familjes së Ekrem Rexhës, kur ky i fundit ishte...

Gjendet i pajetë mësimdhënësi nga Rahoveci

Është gjetur i pajetë mësimdhënësi nga Rahoveci, Naim Gashi. Lajmin e ka bërë me dije kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi. “Sapo jam njoftuar nga...

Visar Duriqi konfirmon se ka arritur t’i therë me thikë të tre personat që e kanë sulmuar

Gazetari Visar Duriqi i cili ditë më parë u sulmua nga tre persona, ka konfirmuar se ka therur të tre personat me thikë gjatë...

Dy persona në Prizren shpallen fajtorë për vjedhje të rëndë

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarve E.Sh., dhe A.K., për shkak se me datë 8 korrik 2018, në kohë...

Parlamenti Evropian i shqetësuar për shuarjen e Task-Forcës anti-korrupsion

Shumë ngecje në luftën kundër korrupsionit në Kosovë janë shfaqur në draft-raportin e Parlamentit Evropian për Kosovën, e që është në diskutim në Komitetin...

Zemaj: Duhet të vazhdohen masat rigoroze kundër COVID-19

Nën kryesimin e Ministrit të Shëndetësisë në detyrë, Armend Zemaj është mbajtur sot takimi i Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me COVID-19. Me...

Zafa nuk i ndahet fesë, citon shokun profetit Muhamed

Zyrtari i NISMA-s së Fatmir Limajt, Zafir Berisha, nuk ka arritur të futet në Kuvend si deputet meqë partia e tij nuk e ka...

Erjona Sulejmani poston foto nudo nga deti

Ish-gruaja e Blerim Xhemajlit, Erjona Sulejmani, ka provokuar ndjekësit e saj me fotografitë e fundit. Ajo ka pozuar e zhveshur në plazh. Komentet kanë qenë nga...

Zyrtarë të Shqipërisë marrin mjekimin anti-COVID në Prizren, mjeku Avdaj tregon detajet

Afrim Avdaj, drejtor i Spitalit Rajonal të Prizrenit tha se janë 13 pacientë pozitivë me COVID-19 të Qarkut të Kukësit, të cilët po marrin...

Vuçiq: Situata për ne është e pashpresë, por ta shohim se sa lehtë do ta ketë Albin Kurti

“Serbia e di se cilat janë interesat e saj kombëtare dhe shtetërore dhe do të vazhdojë të luftojë për njerëzit e saj dhe të...

Me këtë datë fillon muaji i shenjtë i Ramazanit

Edhe pak javë na ndajnë nga muaji i shenjtë i Ramazanit, ku bazuar në kalendarin mysliman agjërimi fillon me datën 12 prill, ditën e...

Lajmet e Fundit