21.6 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Papunësia në Eurozonë në nivelin më të ulët

Papunësia në Eurozonë ka rënë në nivelin më të ulët që nga faza më akute e krizës financiare botërore, një dekadë më parë.

Agjencia për statistika e Bashkimit Evropian, Eurostat, tha të premten se norma e papunësisë në korrik ka qenë 8.2%.

Shifra është më e ulta qysh në nëntor të vitit 2008, kur papaunësia ka marrë hov pas kolapsimit të bankës së investimeve në SHBA, Lehman Brothers, transmeton tch.

Papunësia ka arritur kulmin prej 12.1% në vitin 2013, kur kriza, së paku për Eurozonën, është shndërruar në krizë të borxhit qeveritar, e përqendruar kryesisht në Greqi.

Eurostat tha se 16.82 milionë njerëz kanë qenë të papunë në Eurozonë në muajin korrik, 82,000 më pak se muajin paraprak.

Më Shumë

Nisin vizitat sistematike shëndetësore në shkollat e Prizrenit

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhip Berisha” në Prizren ka nisur vizitat sistematike nëpër shkollat e territorit të komunës, me qëllim monitorimin e...

Përfundon asfaltimi i rrugës “Xhevë Lladrovci” në Prizren

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se ka përfunduar rregullimi i rrugës “Xhevë Lladrovci”, pranë “Qylhanit”, me shtrimin e shtresës së dytë të asfaltit. Sipas njoftimit,...

Lajmet e Fundit