8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Paqartësi për pretendimet rreth “spiunëve”

Spiuni-BIAAnalistë dhe politikanë kosovarë kanë thënë për Telegrafin se debati për “shërbëtorët” e Serbisë në Kosovë po trajtohet nga dy ekstreme. Njëra palë sipas tyre, pohon se ky pretendim është i kotë, ndërsa pala tjetër e thotë krejt të kundërtën.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hydajet Hyseni, tha për Telegrafin se deklaratat e shumta rreth kësaj teme po krijojnë paqartësi tek qytetari i thjeshtë, për shkak se disa sipas tij, po tentojnë që Kosovën ta paraqesin të pastër nga çdo lloj ndikimi i Beogradit brenda institucioneve të saj, ndërsa disa të tjerë po e teprojnë duke i hiperbolizuar numrat e të infiltruarëve.

“Natyrshëm imponohet pyetja, prej nga këto konstatime aq të prera për një çështje që për nga natyra e saj është enigmatike. Për më tepër, edhe po të jenë të dhëna të sakta, për shkak të natyrës diskrete, fakte të tilla nuk bëhen publike dhe nuk u jepen aq lehtë palës kundërshtarë dhe jodashamirëse ndaj Kosovës. E vërteta është se të dy konstatimet krejtësisht të kundërta prodhojnë mjegullnaje së paku të dyfishtë. Njëra neglizhon e përgjume së tepërmi, kurse tjetra alarmon dhe problematizon se tepërmi. Duket sikur e teprojnë të dyja palët, secili nga qasja e tij. Kur ke dy konstatime aq të skajshme, zakonisht të dyja dalin të gabuara”, ka thënë Hyseni.

Ndërkaq, analisti Bexhet Shala, theksoi për Telegrafin se brenda institucioneve të Kosovës ka individë të cilët i shërbejnë shërbimeve sekrete serbe, edhe pse kjo sipas tij, mund të jetë e papranueshme nga dikush.

Ai tha se Serbia, edhe pse është larguar nga Kosova, ka lënë pas vete një rrjet të madh të individëve të cilët i kanë shërbyer asaj. “Bashkësia ndërkombëtare, sikurse Beogradi, nuk ka qenë e interesuar për pastrimin e institucioneve nga ‘spiunët’. Nëse merret parasysh e kaluara e vendit tonë, nuk mendoj se është shumë e vështirë të identifikohen bashkëpunëtorët e okupatorit të cilët kanë qenë shumë aktiv në punën e tyre”.

Kreu i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Bashkim Smakaj ka thënë se nga informacionet që ka agjencia që drejton ai, asnjë deputet shqiptar i Kuvendit të Kosovës nuk punon për Shërbimin Informativ Serb (BIA).

Ndryshe, ish pjesëtarë të shërbimeve sekrete dhe të inteligjencës gjatë një debati televiziv kanë deklaruar se në Qeverinë dhe në Kuvendin e Kosovës ka njerëz të cilët spiunojnë për Serbinë. Ata nxjerrin edhe detaje të tjera për vrasjet nga UDB-ja dhe për vrasjet e pasluftës.

Më Shumë

Trepça fiton ndaj Prishtinës në gjysmëfinalen e parë

Trepça ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 87:81 (22:19, 21:20, 21:16, 23:26) Kevin Capers kishte 13 pikë, 4 kërcime e...

Kosova merr Mirënjohje të Veçantë për Përfaqësim Shtetëror në Bienale të Venecias

Doruntina Kastrati dhe instalacioni skulpturor “Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës” u nderua me “Mirënjohje të Veçantë për Përfaqësim Shtetëror” në ceremoninë e edicionin...

Lajmet e Fundit