Para takimit në Bruksel, Kurti bisedë telefonike me amerikanin Chollet

Në prag të takimit të së hënës në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet. Ky takim, sipas njoftimit të Qeverisë, “është zhvilluar si vazhdimësi e mirëmbajtjes së një komunikimi të rregullt veçanërisht tani”.

 

“Gjatë kësaj bisede, kryeministri konfirmoi qëndrimin e tij për propozimin evropian si bazë të mirë për bisedimet e mëtutjeshme drejt normalizimit të marrëdhënieve. Për marrëdhënie normale, evropiane e të fqinjësisë së mirë, kryeministri Kurti theksoi që përveç njohjes reciproke në qendër të marrëveshjes, duhet t’i konsiderojmë edhe të drejtat e pakicave kombëtare”, thuhet në njoftimi e Qeverisë, duke veçuar hollësi nga biseda.

Kryeministri falënderoi diplomatin amerikan Chollet për mbështetjen përgjatë procesit të dialogut dhe vëmendjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e posaçërisht të Chollet personalisht.

Gjatë kësaj bisede, Chollet u njoftua nga kryeministri kosovar që sot në Kosovë, bashkë me 12 gazetarët ukrainas, ka shënuar njëvjetorin e agresionit duke përkujtuar viktimat, por edhe luftën e drejtë çlirimtare të popullit ukrainas.

Më Shumë

Drejtoria e Arsimit në Prizren shpall konkursin për bursa për studentët

Drejtoria Komunale e Arsimit në Komunën e Prizrenit ka shpallur konkursin për ndarjen e bursave për studentët e kësaj komune për vitin akademik 2025/2026. Sipas...

RrOK kritikon Komunën e Prizrenit për subvencionet kulturore për vitin 2026

Rrjeti i Organizatave të Kulturës (RrOK) ka reaguar në Facebook, duke shprehur shqetësim të thellë ndaj Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën...

Lajmet e Fundit