11.2 C
Prizren
E martë, 14 Prill, 2026

Paraburgim ndaj katër personave në Prizren të dyshuar për fajde, ryshfet e mashtrim

Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë ditë katër personave të dyshuar për fajde, ryshfet, keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe mashtrim.

Ndaj të dyshuarit N.K., është caktuar masa e paraburgimit për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale; fajdeja, detyrimi dhe dhënia e ryshfetit, dhe në bashkëkryerje me të pandehurën A.K., veprën penale mashtrimi, ndaj I.F., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: keqpërdorimi i pozitës apo autoriteti zyrtar, dhe marrja e ryshfetit, ndaj K.G., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale: keqpërdorimi i pozitës apo autoriteti zyrtar dhe ndaj A.K., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje me të pandehurin N.K., ka kryer veprën penale: mashtrimi

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurve N.K., I.F., B.G. dhe A.K., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen, kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Më Shumë

Policia shqipton 2289 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara për shkelje të rregullave të komunikacionit ka shqiptuar 2.289 gjoba në...

Gola: Sakrifica e Lubizhdës, dëshmi e pashlyeshme e lirisë së Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, ka përkujtuar dëshmorët dhe martirët e Lubizhdës së Hasit, duke vlerësuar sakrificën e tyre si pjesë të rëndësishme...

Lajmet e Fundit