2.6 C
Prizren
E shtunë, 7 Mars, 2026

Paraburgim për hajnin nga Prizreni

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale E.SH. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, vjedhje e rëndë nga neni 327 para.1 nën parag.1.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit 15.01.2019 e cila do të zgjasë deri me datën 15.02.2019.

Nga shkresat e lëndës rrjedhë dyshim i bazuar se në ditën kritike me datën 14.01.2019 rrethe orës 03:40 minuta në Prizren, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, në bashkëkryerje me të miturit me iniciale E.K, dhe F.TH. që të dy nga Prizreni, shfrytëzojnë momentin e volitshëm, mos prezencën e të dëmtuarit me iniciale A.K. , duke depërtuar me forcë, thyejnë derën e lokalit – librarisë, futen brenda nga ku arrin të përvetësojnë në mënyrë kundërligjore një shumë të hollash dhe largohen nga vendi i ngjarjes, me ç’rast të dëmtuarit me iniciale A.K. i shkaktojnë dëme material.

Se a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Më Shumë

Rikthehet kalimi me kontrolle në Morinë

Nga dita e sotme deri më 30 prill do të jetë në fuqi kalimi me kontrolle në pikën kufitare të Morinit. Kështu përfundon periudha...

Vdes i vetaksidentuari më 17 shkurt në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti trafiku që kishte ndodhur më 17 shkurt 2026 në Autostradën Autostrada Ibrahim Rugova, në...

Lajmet e Fundit