4.8 C
Prizren
E enjte, 28 Nëntor, 2024

Paralajmërohen tensione të reja

Analistët dhe njohës të rrethanave në vend konsiderojnë se falë politikës së papërgjegjshme, e cila po e qeveris vendin, është e pritshme që Kosova si shteti ri dhe akoma jo tërësisht funksional, të mund të lëvizë drejt thellimit të krizës politike në vend edhe në vitin 2017. Tema të mëdha të vazhdimit të konfrontimit mes pozitës dhe opozitës, mbeten Asociacioni dhe Demarkacioni, si çështjet më problematike që e tronditën jetën institucionale gjatë vitit të kaluar.

Këto përplasje mund ta dobësojnë edhe më shumë funksionimin e shtetit, aq më tepër kur janë akoma të pasigurta shpresat e opozitës që të ketë zgjedhje të reja të jashtëzakonshme gjatë këtij viti. Të gjitha këto tema, sipas analistëve politikë, edhe këtë vit do të vazhdojnë ta bëjnë vit të tensioneve politike, që mund të evitohen vetëm nga bashkësia ndërkombëtare për të gjetur zgjidhjen e merituar, ose më të mirë të mundshme të pranueshme nga palët. Analisti Nexhmedin Spahiu paralajmëron se situata do të përkeqësohet edhe më tej, nëse nuk do të kemi shumë shpejt zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Paralajmërimi i serbëve për shpalljen e Asociacionit në ditën kombëtare serbe më 15 shkurt 2017 është një çështje serioze që do ta eskalojë situatën së tepërmi, që do të funksionalizojë edhe mure të tjera, përpos atij të Mitrovicës”, theksoi Spahiu, shkruan gazeta Kosova Sot.

Demarkacioni dhe Asociacioni mbesin sfida të patejkaluara

Edhe njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, analisti Albinot Maloku thotë se Kosova po hyn në një vit të ri me një mal çështjesh të pazgjidhura dhe të bartura e sfiduese nga viti i kaluar.

“Janë një numër çështjesh të cilat nuk u zgjidhen vitin që e lamë pas e të cilat medoemos janë bartur në vitin 2017. Faktikisht, që të gjitha çështjet mund të konsiderohen të ndjeshme e sfiduese, por jo edhe të pazgjidhshme. Konform kësaj, edhe viti 2017 do të ketë kriza politike, të cilat mund të bien pre dhe nxitëset kryesore për të gjetur zgjidhje në ndryshimin e garniturës aktuale drejtuese të shteti të Kosovës. Do të ishte e rekomandueshme që të mos ketë përsëritje të skenave të tensioneve politike, të cilat e dëmtojnë edhe më shumë shtetin dhe qytetarin e Kosovës”, ka theksuar ai.

“Ndërhyrja e faktorit ndërkombëtar do ta defaktorizonte fuqishëm edhe politikën e politikanët vendorë, por edhe Republikën e Kosovës, dhe kësaj do të ishte mirë t’i shmanget gjithsecili politikan e subjekt politik, i cili ia do të mirën sovranitetit politik e juridik të shtetit. Konsideroj që 2017-a për Kosovën ka nevojë për politikë e politikanë shumë më të ndërgjegjshëm sesa tani”, tha Maloku për “Kosova Sot”.

Ndërsa, analisti Islam Krasniqi potencon faktin se Demarkacioni dhe Asociacioni do të mbeten pikat problematike edhe për Qeverinë e re, e cila, sipas tij, do të vijë nga zgjedhjet e parakohshme, sepse kjo Qeveri nuk i ka numrat për ratifikimin e saj, dhe nëse ndalemi dhe e shikojmë sjelljet si lloj fushatash të klasës politike, atëherë e kuptojmë se zgjedhjet nuk janë larg.

“Edhe këtë fillim të vitit do të ketë tensione, sepse Qeveria nuk po lëviz nga pozicionet e veta, por vetëm po e vazhdon lojën e saj, duke u munduar t’i fusë në valle edhe partitë opozitare, që të bëhen pjesë e lojës së tyre”, tha analisti Islam Krasniqi.

Nuk pritet gjithnjë nga ndërkombëtarët

Sipas analistit Arsim Haziri, viti 2017 mund të jetë vit i ndryshimeve, nëse vihet në konsideratë ratifikimi i Demarkimit dhe luftimi i fenomenit çorientues të krimit dhe korrupsionit.

“Ratifikimi i Demarkimit ka kuptim si çështje vetëm nëse aplikohen disa kritere objektive të pranueshme dhe jo në dëm të interesit të shtetit. Viti 2017, sipas gjendjes në terren, pak mund të jetë i mundshëm të kalojë si vit i nivelit të perspektivës dhe zhvillimit kredibil të vendit, pasi pushteti po vazhdon të niset edhe në këtë vit prej të njëjtës mendësi nga e cila edhe po administrohet”, tha ai për “Kosova Sot”.

Haziri thekson se, pavarësisht pritjeve skeptike, duhet pritur dhe besuar që të kemi një nivel më komunikativ të bashkëpunimit, pra një nivel më liberal, si ndaj orientimit pozitar, ashtu edhe opozitar, në mënyrë që të mos imponohet një ndikim i fuqishëm nga jashtë për tejkalimin e krizave.

“Bashkësia ndërkombëtare tashmë është jashtë mandatit për të ushtruar ndikim dhe presion, duke ditur që Kosova ka ikur prej të qenit protektorat i fuqishëm ndërkombëtar. Ajo çka i mbetet tani detyrë shtëpie kësaj klase politike është kalimi nga mendësia individualiste në një mendësi të seriozitetit e sinqeritetit për shtetin, dhe të gjitha çështjet që përcaktohen të përfundohen në kohë reale dhe brenda objektivave të interesit nacional të dëshiruar Ne jo gjithnjë duhet pritur bashkësinë ndërkombëtare të na e tregojë rrugën, pasi e kem shpallur identitetin tonë juridik e politik, është e rrugës dhe obligim shtetëror që frenat e lëvizshmërisë së shtetit tonë t’i marrim ne vetë në duart tona”, tha Arsim Haziri. (Kosova Sot)

Më Shumë

Haradinaj pas vdekjes tragjike të 25-vjeçarit në Prizren: Të rritet siguria për punëtorët

Një 25-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në vendin e punës në Prizren. Lidhur me këtë ngjarje, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka apeluar për rritjen...

Pyetja e 3-vjeçares “e detyroi” ta shpikte kamerën e parë

Teksa teknologjia na ka bërë të gjithëve ‘fotografë’, si çdo pajisje tjetër edhe kamera e parë, e njohur si “Polaroid”, daton para mbi 75...

Zemra e Forcës

Ikja nga vetmia

Lajmet e Fundit