9.7 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

I pari i Rahovecit përcjell nga afër pastrimin e borës nga rrugët

Gjatë mbrëmjes të së dielës, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi dhe Drejtori i Shërbimeve Publike, Përparim Krasniqi kanë parë nga afër-vëzhguar situatën e pastrimit të borës nëpër rrugët në Komunën e Rahovecit.

Kryetarit Latifi dhe drejtorit Krasniqi, kanë parë nga afër pastrimin e borës nga rrugët Drenoc që dërgon për Sarosh dhe kjo rrugë është e qarkullueshme në tërësi, rrugën që dërgon për në fshatin Kaznik, vendbanim i cili është thellë në pjesën malore është e lirë dhe e qarkullueshme, njofton Klan Kosova.

Sipas të dhënave nga tereni të gjitha rrugët kryesore të cilat menaxhohen nga Komuna e Rahovecit janë të kalueshme, dhe kompania për mirëmbajtën e rrugëve gjatë sezonit dimëror vazhdimisht është në teren dhe do të intervenoj në pjesët ku ka nevojë të intervenohet, në mënyrë që të mos ketë vështirësi në qarkullim për të gjithë qytetarët.

Më Shumë

Mjet i pashpërthyer në Samadrexhë të Suharekës, zona nën kontroll policor

Të hënën është raportuar për një mjet të dyshuar shpërthyes. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur...

Bashkimi udhëton sonte në Prishtinë

Sonte zhvillohet dueli i fundit i xhiros 25 në elitën e basketbollit kosovar. Në kryeqytet Prishtina e pret Bashkimin, në një sfidë që pritet të...

Lajmet e Fundit