Parisi, nikoqir i Ditës Ndërkombëtare të Jazz-it

Jazz-bardheziKryeqyteti francez, Parisi, do të jetë nikoqir i Ditës Ndërkombëtare të Jazz-it më 30 prill, në një përpjekje të UNESCO-s për ta rikthyer gjallërinë në qytetin që ende vuan pasojat e sulmit terrorist të muajit janar.

Drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s, Irina Bokova, së bashku me ambasadorin e vullnetit të mirë, Herbie Hancock, njoftuan se Parisi është përzgjedhur për shkak të historisë që ka me këtë muzikë që prej Luftës së Parë Botërore, por gjithashtu për shkak të sulmeve në Charlie Hebdo.

“Jazz nuk është vetëm muzikë. Ka të bëjë me të drejtat civile, dinjitetin njerëzor dhe dialogun midis kulturave. Jazz-i e thekson rëndësinë e kreativitetit dhe lirinë e shprehjes”, ka thënë Bokova.

Në selinë e UNESCO-s në Paris do të mbahet koncerti All-Star Global Concert, ku do të performojnë Hancock, Wayne Shorter, Claudio Roditi , Dianne Reeves, Guillaume Perret dhe Marcus Miller, mes tjerësh.

Dita e Jazz-it do të shënohet në 196 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara, ndërsa për herë të parë filloi të shënohej në vitin 2012.

Më Shumë

Bashkimi investon në kushte moderne, nis renovimi i hapësirave të reja në “Sezai Surroi”

KB Bashkimi ka njoftuar nisjen e projektit për renovimin e hapësirave të reja në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, të cilat do të jenë në...

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në autostradën “Ibrahim Rugova”.Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, aty kanë dalë njësitë policore dhe...

Lajmet e Fundit