8.3 C
Prizren
E hënë, 4 Maj, 2026

‘Me Gjykatën Speciale nuk i besohet sistemit të drejtësisë’

Jakup Krasniqi14-12Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi ka theksuar se themelimi i Gjykatës Speciale tregon se sistemi i drejtësisë në Kosovës ka dështuar.

Duke komentuar projektligjin për Gjykatën Speciale, zyrtari i Nismës për Kosovën, ka thënë se ky projektligj, në një formë ose në një tjetër është një lloj shteti në shtet, për faktin se i ka të gjitha nivelet e gjykatave, edhe pse thirret se janë pjesë e gjykatave të Kosovës, por i ka krejt të veçanta.

“Mandej edhe lëndët e kësaj gjykate nëse trajtohen në gjykatën kushtetuese, do të trajtohen vetëm nga tre gjyqtarët ndërkombëtarë. Gjithashtu kjo gjykatë, sipas dokumentit, që s’besoj se do të ndryshojë shumë e ka Ombudspersonin e vet. Pastaj, burgosjet do të mbajnë dënimin jashtë vendit. Të gjitha këto janë brenda me një shtet. Kjo tregon se sistemi i drejtësisë në Kosovës ka dështuar dhe si rezultat i këtij dështimi të sistemit të drejtësisë në Kosovë, qoftë atij të UNMIK-ut, qoftë i EULEX-it, por edhe drejtësisë sonë, mund të them që, edhe pse këtë nuk e thotë projektligji, në fakt tregon që nuk i besohet asnjë instance të sistemit të drejtësisë në Republikën e Kosovës”, thekson Krasniqi për Gazetën KNN.

Duke i marrë parasysh këto, Krasniqi ka theksuar deputetët e NISMA-s nuk do ta votojmë këtë projektligj.

Krasniqi ka thënë se themelimi i kësaj gjykate e dëmton imazhi e Kovës në aspektin politik.

“Sepse, në rend të parë, vet themelimi i saj është një temë politike që zhvillohet gjithandej në botën perëndimore. Për sa do të ekzistojë kjo gjykatë, do të flitet vetëm për krimet e kryera në Kosovë, që është një padrejtësi tjetër e madhe që i bëhet Kosovës dhe do të flitet kryesisht për krimet që i ka bërë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, jo për krimet që janë bërë në Kosovës. Ky është një dëm tepër i madh politik që po i bëhet në vitet e ardhshme Republikës së Kosovës”, ka theksuar Krasniqi.

Më Shumë

Shpërthen bombola e gazit, përfshihet nga zjarri një shtëpi në Prizren

Është përfshirë nga zjarri një shtëpi në Prizren. Në raportin e policisë thuhet se shtëpia është e braktisur dhe aty qëndron një person i pastrehë. Ai...

Tre persona arrestohen në Suharekë për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Policia e Kosovës ka arrestuar në Suharekë tre personave të dyshuar lidhur me veprat “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “sulm ndaj personit zyrtar”. Sipas...

Lajmet e Fundit