10 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Parker mposht Chisoran, i afrohet luftës për titull bote

Zelandezi Joseph Parker e mori veten pas një nokdauni që mori në 10 sekondat e para të luftës, duke e mposhtur me pikë pas 12 rundeve britanikun Derek Chisoran. Ai me fitoren i është afruar luftës për titull bote në peshën e rëndë.

Meçi u mbajt të shtunën mbrëma në Manchester. Parker u rrëzua me një të djathtë të fuqishme në sekondat e para të përballjes. Mirëpo, ish-kampioni i botës e rimori veten dhe ngadhënjeu.

Dy anëtarë të jurisë ia dhanë fitoren Parkerit me rezultatin 115:113, ndërsa njëri Chisoras me rezultat 116:111.

Chisora pas meçit u nda i pakënaqur me vendimin e gjyqtarëve.

“Është e vështirë. Unë po stërvitem fort, dhe ky është trajtimi që marrë nga bota e boksit”, ka thënë Chisora, raporton BBC.

Për Parkerin ishte fitorja e 29-të në boksin profesionist karshi dy humbjeve. Ndërkohë Chisora e pësoi humbjen e 11-të karshi 32 fitoreve.

Lufta ishte e vlefshme për titullin WBO Inter-Continental në peshën e rëndë.

I pyetur pas fitores nëse mund ta fitojë titullin e botës, Parker është përgjigjur: “Është shumë e arritje. Thjeshtë duhet t’i kthehem stërvitjeve. Ende kam shumë për të treguar”.

Më Shumë

Ndalohet për 48 orë shoferi i veturës që goditi për vdekje 34 vjeçarin në Prizren

Një 34-vjeçar është goditur për vdekje nga një veturë në Prizren. Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit ka bërë të...

Përfundon asfaltimi i rrugës “Xhemë Gostivari” në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se ka përfunduar me sukses asfaltimi i rrugës “Xhemë Gostivari” në Prizren, në gjatësi prej...

Lajmet e Fundit