15.3 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

AAK shënon sot 21-vjetorin e themelimit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shënon të dielën 21-vjetorin e themelimit.

Për shkak të gjendjes pandemike, nga AAK-ja kanë njoftuar se kanë planifikuar një ngjarje me përmasa të lejuara, në respekt të rekomandimeve të IKSHPK-së.

Sipas njoftimit, ngjarja do të mbahet në “Parkun e Gërmisë”, ku para mediave do të paraqitet themeluesi dhe kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është një parti politike e formuar në vitin 2000 nga parti dhe individë me një të kaluar patriotike.

Në fillim, AAK-ja, ishte një koalicion i pesë partive atdhetare. Në vitin 2001, dy nga partitë u tërhoqën nga koalicioni. Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2001, për zgjedhjet komunale në vitin 2002, AAK-ja u regjistrua si partie politike e pavarur, dhe filloi të funksionojë si parti e vetme e jo si një koalicion.

Kryetar i partisë që nga themelimi ka qenë dhe është Ramush Haradinaj.

Më Shumë

Përkujtohet dëshmori Ismajl Ahmeti në Maçitevë

Në fshatin Maçitevë është përkujtuar dëshmori Ismajl Ahmeti, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve institucionalë, familjarëve dhe qytetarëve. Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, përmes një...

Kurorëzohen Blero dhe Eronita, publikohen pamje nga ceremonia

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero dhe Eronita janë kurorëzuar. Kështu kanë bërë të ditur vet ata përmes postimeve në rrjetin social, Instagram. Në pamjet e publikuara...

Lajmet e Fundit