23.3 C
Prizren
E shtunë, 23 Gusht, 2025

Parregullsi në Prizren: Policia arreston një person

Sot në Kosovë po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Qytetarët sot do të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Kosovës dhe udhëheqësin e Qeverisë.

Në një qendër të votimit në Prizren ka pasur parregullsi, ku një qytetar është shoqëruar në polici.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi I policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Është raportuar rasti, janë duke u ndërmarrë të gjitha vendimet konform zbatimit të ligjit edhe në bashkëpunim me Prokurorin”, ka thënë Gashi.

Gashi ka bërë të ditur se I dyshuari është dërguar në sektorin e Hetimeve Rajonale.

“Kemi një të dyshuar, është dërguar në sektorin e Hetimeve Rajonale nën dyshimin e cenimit të fshehtësisë së votës. Ky deri më tani është rasti i parë i raportuar”, ka thënë Gashi./GazetaExpress

Më Shumë

Përurohet lapidari në Pashtrik, kushtuar heronjëve të Greikocit të Suharekës

Në Pashtrik sot u mbajt ceremonia e përurimit të lapidarit kushtuar gjashtë dëshmorëve të fshatit Greikocit të Suharekës. Të pranishëm në këtë organizim ishin qindra...

Totaj inspekton punimet infrastrukturore në lagjen ‘Kurillë’

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vizituar sot nga afër punimet që po zhvillohen në rrugën “Beteja e Llapushnikut” në lagjen 'Kurillë',...

Lajmet e Fundit