5.4 C
Prizren
E premte, 24 Prill, 2026

OVL-UÇK: Gjithçka gati për protestën e 14 shtatorit në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka mbajtur një konferencë për media për të treguar detajet e protestës që do të mbahet në Hagë, më 14 shtator.

“Arsyeja pse kjo protestë mbahet më 14 shtator është sepse më 15 shtator do të jepet dëshmia e dëshmitarit të parë nga ana e mbrojtjes sonë, e që është nga Amerika”, ka thënë Hysni Gucati.

Ai ka thënë se i vetmi detaj për t’u konfirmuar ka mbetur përzgjedhja e lokacionit.

“E kemi bërë kërkesën me kohë për lejimin e protestës te autoritetet holandeze dhe na është kthyer e-maili. Vetëm ka mbetur vendi të hulumtohet se ku do të mbahet. Jemi në pritje e sipër. Si protestë është pranuar”, ka thënë Gucati.

Ndërkaq, organizatori Fatmir Koci ka thënë se shumë mërgimtarë tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.

“Kemi interesim të madh të mërgimtarëve gjithandej diasporës, nga Amerika, Australia e largët, Evropa që me 14 shtator të jemi të gjithë të bashkuar. Është koha e fundit për të qenë të gjithë bashkë dhe t’i tregojmë botës se lufta jonë ka qenë e drejtë, kjo gjykatë që po mbahet është e padrejtë”, ka thënë ai.

Më 7 gusht përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta kanë kundërshtuar procesin gjyqësor në Hagë duke protestuar në Prishtinë. Përveç qytetarëve të shumtë në numër, pjesë e protestës qenë edhe figura të ndryshme publike.

Marketing

Më Shumë

Drita rikthehet në Superligë

Drita është rikthyer në ProCredit Superligë, pas fitores në serinë finale ndaj Proton Cable Prizrenit, duke triumfuar në të dyja ndeshjet dhe duke siguruar...

Maqedonia e Veriut siguron 2 milionë € për ndërtim të rrugës Tetovë-Prizren

Ministria e Transportit e Maqedonisë së Veriut ka siguruar 2 milionë euro për hartimin e projektit për rrugën që do të lidhë Tetovën dhe...

Lajmet e Fundit