5.2 C
Prizren
E mërkurë, 11 Mars, 2026

Partia e Zafir Berishës shkrihet në NISMA për Kosovën

NISMA për Kosovën, përmes një komunikate për media, ka paralajmëruar një bashkim me partinë Bashkimi Demokratik.

Në komunikatë thuhet sot nënshkruhet marrëveshja e bashkimit të partisë politike, Bashkimi Demokratik, me kryetar Zafir Berisha, në Nisma për Kosovën.

“Nga sot e tutje, të gjitha strukturat e partisë politike, Bashkimi Demokratik, do të veprojnë në kuadër të strukturave të Nisma për Kosovën”, thuhet në këtë njoftim.

Nënshkrimi i marrëveshjes bëhet sot prej orës 15:00, në selinë qendrore të Nisma për Kosovën, në Prishtinë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit