-7 C
Prizren
E hënë, 12 Janar, 2026

Partia e Fortë financon Vetëvendosjen

Partia e Fortë financon VetëvendosjenSubjekti politik Partia e Fortë i ka dhuruar një donacion modest por domethënës Lëvizjës Vetëvendosje për ta mbështetur këtë të fundit financiarisht në fushatën e saj zgjedhore.

Partia e Fortë vlerëson se gara zgjedhore duhet të jetë sa më e barabartë dhe ndien si obligim që të japë kontributin e saj për çdo subjekt tjetër politik i cili mund të jetë në disavantazh financiar.

“Rëndësia e fushatës parazgjedhore është tejet e madhe dhe ne e dimë më së miri se sa e kushtueshme është ajo. Qytetarët nuk janë në gjendje që vetë ta vlerësojnë punën e një subjekti politik andaj edhe është e nevojshme që, duke filluar nga një muaj para zgjedhjeve, atyre t’u reklamohen të gjitha mundësitë e votimit dhe premtimet e subjekteve politike”, thotë Asdren Jonuzi, përfaqësuesi financiar i Partisë së Fortë.

“Veprat janë ato që flasin, mirëpo më së shumti flet fushata elektorale”, shtoi Jonuzi, transmeton RTK.

Pasi që ende nuk është ndarë buxheti nga Fondi për mbështetjen e subjekteve politike për fushatën zgjedhore, subjektet politike që marrin pjesë në zgjedhje duhet të bazohen vetëm tek buxhetet e tyre ekzistuese.

“Besojmë që kontributi ynë prej 10 eurosh do të jetë një ndihmesë e madhe që edhe ky subjekt politik të jetë sa më i barabartë me ne të tjerët në mbushjen e mendjës së qytetarëve në kërkim të votës së tyre”, thekson Jonuzi.

Partia e Fortë beson në parimet demokratike dhe angazhohet që çdo proces zgjedhor të jetë i pasur me premtime sa më të larmishme të të gjitha subjekteve politike ashtu që qytetarëve të u duket se kanë më shumë zgjedhje.

Më Shumë

FBK-ja dënon ashpër incidentin në Prizren

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) dënon në mënyrën më të ashpër të mundshme incidentin e rëndë të ndodhur gjatë ndeshjes ndërmjet KB Bashkimi...

Malishevë: Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF, rasti po hetohet

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë është dërguar pa shenja jete një person. “Raportohet se në QKMF ishte dërguar pa shenja jete viktima,...

Lajmet e Fundit