14.2 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Partia e Fortë në Suharekë: Ardhmëria e vendit varet kryesisht nga Lopët

Partia-e-Forte-SuharekeZhvillimi i mëtutjeshëm i blegtorisë dhe rëndësia e këtij sektori për zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës, ishte tema në të cilën u fokusua vizita e Partisë së Fortë në Suharekë.

Në ekspozitën e gjedheve ku nga juria profesionale u përzgjodhën tri lopët më të mira të rajonit të Suharekës, nga Partia e Fortë u potencua rëndësia e qumështit dhe prodhimeve të qumështit, si pjesa më e fortë e perspektives ekonomike të Republikës së Kosovës.

“Me shumë kompetencë e them që lopët janë ardhmëria e vendit tonë, pasi që ne kemi traditë të theksuar në prodhimin dhe përpunimin e produkteve të qumështit, dhe domosdëshmërisht duhet ta materializojmë këtë përparësi në dobi të zhvillimit ekonomik”, ka pohuar kryetari lexhendar Visar Arifaj, i cili “pati nderin që të vë kurorën në kokën e lopës fituese në këtë garë”.

“Këto gara zhvillojnë tutje konkurencën në mes të lopëve gjë që ndikon detyrimisht edhe në kualitetin e produkteve. Besoj dhe shpresoj që edhe juria si tani, po ashtu edhe në të ardhmen, do të ketë qasje profesionale dhe të menduar mirë gjatë përzgjedhjes, pasi që në pyetje është ardhmëria socio-ekonomike e vendit”, ka përfunduar Arifaj.

Më Shumë

Drini i Bardhë “shpërthen” në Gjonaj, gjashtë gola ndaj Dardanisë

Drini i Bardhë ka dhuruar spektakël para tifozëve vendas në Ligën e Dytë, duke triumfuar me rezultat bindës 6:2 ndaj Dardanisë. Skuadra nga Gjonaj zhvilloi...

Nasheci drejt shndërrimit në pikë të rëndësishme turistike

Drejtori i Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Prizren, Adem Morina, ka inspektuar nga afër ecurinë e punimeve në projektin “Ndërtimi i infrastrukturës, rrugëve dhe...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit