25.5 C
Prizren
E shtunë, 21 Qershor, 2025

Partia Konservatore akuzon Lëvizjen për Drejtësi për “vjedhje” të programit

Kryetari i Partisë Konservatore(PK), Munir Basha, akuzon për plagjiaturë të programit, Lëvizjen për Drejtësi.

Ai thotë se se rastin e ka paraqitur edhe në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ).

“Gjatë një leximi rutinor të Deklaratës Programore të Lëvizjes për Drejtësi, vërejta se shumë paragrafë ngjasonin me paragrafë nga Programi, përkatësisht Statuti i Partisë Konservatore të Kosovës”, tregon Basha për “PrizrenPress”.

“Me një lexim më të vëmendshëm, duke krahasuar dokumentet erdha në një konkluzion shokës: “Deklarata Programore e Lëvizjes për Drejtësi është përpiluar jo nga paragrafë të tërë, por edhe nga kapituj dhe faqe të tëra te “huazuar” nga Deklarata Programore e Partisë Konservatore të Kosovës”.

Basha thotë se mbi 80 për qind e programit të PK-së është marrë nga LD-ja.

“Edhe gabimet teknike të programit i kanë marrë”.

Partia Konservatore është ç’regjistruar në janar të këtij viti nga KQZ-ja.

Por, Basha thotë se pavarësisht ç’ regjistrimit, askush nuk ka të drejtë të “vjedh” programin e partisë.

“Askush nuk ka të drejtë të keqpërdorë dokumentet e një partie tjetër”.

Ndërkaq, nënkryetari i Lëvizjes për Drejtësi, Beni Kizolli, mohon akuzat kryetarit të Partisë Konservatore, Munir Basha.

Basha e Kizolli, kanë qenë bashkëpartiak të Partisë Konservatore.

“Zotriu në fjalë, duke u bazuar në materialet formale të dorëzuara me 23 mars, duke mos pasur njohuri rreth dokumenteve të zyrtarizuar në Kuvendin e Lëvizjes po vazhdon të keqinformojë opinionin”, shprehet Kizolli.

“Ne këtë çështje e kemi rregulluar në KQZ. Ata kanë pasur obligim të njoftojnë z.Basha”.

Kizolli thotë se Basha nuk ka të drejtë të thirret në emër të Partisë Konservatore.

“Sepse partia është ç’ regjistruar për shkak se ai nuk e përfaqësojë denjësisht”, shprehet Kizolli./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dështimi i 33-të i konstituimit të Kuvendit të Kosovës

Për herë të 33-të sot ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Nga 100 deputetët që ishin në sallë, 51...

Lamine Yamal në një romancë me ish-stjuardesën 30-vjeçare?

Futbollisti i famshëm, Lamine Yamal, është në qendër të vëmendjes jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Sipas mediave spanjolle, ylli i Barcelonës është...

Lajmet e Fundit