3.6 C
Prizren
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Partitë politike nuk i largojnë afishet e zgjedhjeve në Prizren

Afishet e partive poltikeNdonëse zgjedhjet e 3 nëntorit të këtij viti, kanë përfunduar para rreth dya muajve, afishet e partive politike ende kanë mbetur nëpër rrugët e qytetit të Prizrenit.

Kandidatë për kryetar komune, dhe kandidatë për Kuvendin Komunal, disa nga të cilët, nuk e kanë marrë asnjë votë nga qytetarët, vazhdojnë të qëndrojnë të varura nëpër shtylla, apo vitrina nëpër disa pjesë të qytetit.

Nëpër disa mjedise të qytetit pamja dy muaj pas zgjedhjeve, nga pllakatet e vendosura, është e trishtë, dhe japin pamje irrituese. Sipas zyrtarëve të komunës, partitë politike që i kanë vendosur këto afishe janë të obliguara që ato t’i heqin, por në zyret e partive politike thonë se kandiatët, i kanë vendosur me nismat dhe shpenzimet e tyre,transmeton TV Opinion.

Sidoqoftë, zyrtarët komunal do të duhej që në ditët në vijim, ta pastrojnë qytetin nga këto afishe, të cilat janë mbetje e zgjedhjeve që tashmë janë harruar. Zyrtarët Komunal ose duhet ta gjejnë mënyrën që t’i obligojnë partitë politike që t’i heqin pllakatet nga qyteti, ose t’i largojnë vetë, sepse pamjet e këtilla i japin imazh të keq qytetit, dhe ato janë në brendi të qytetit.

Më Shumë

Suhareka hap dyert për mërgimtarët, siguron parkingje falas për festat e fundvitit

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka marrë vendim që tri parkingje të vihen në shërbim të mërgimtarëve gjatë festave të fundvitit. Ai ka...

Edhe Kosova ndalon mandarinat nga Shqipëria

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka thënë se po e monitoron situatën pasi Sistemi Evropian i sigurisë ushqimore ka ngritur alarm për ngarkesat me...

Lajmet e Fundit