Pas afër dhjetë orësh përfundon intervistimi i Sahabudin Cenës nga EULEX (FOTO)

Pas afër dhjetë orësh intervistim në zyret e EULEX-it, ka dalur nga aty tani ish- anëtari i Zonës operative të Pashtrikut gjatë luftës së UÇK-së, Sabahudin Cena.

Klan Kosova ka përcjellur vazhdimisht këtë ngjarje që nga momenti i paraqitjes së Cenës pranë zyreve të EULEX e deri tek përfundimi i intervistimit të tij derisa aktualisht ai ka ndaluar për pushim në njërën nga kafeteritë në Fushkë Kosovë.

Sabahudin Cena është parë i shoqëruar edhe nga avokati i tij Mahmut Halimi, njofton Klan Kosova.

Sabahudin Cena është paraqitur sot në EULEX që nga ora 13:30-të.

Ai është në listë që brenda këtyre ditëve të intervistohet nga Gjykata e Hagës, njofton Klan Kosova.

Por avokati i tij Mahmut Halimi i ka thënë Klan Kosovës se nuk dihet saktë ora se kur do të thirret.

Më Shumë

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Veselaj-Gutaj ngushëllon familjen e mësimdhënësit, Ismet Reka

Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të mësimdhënësit të matematikës në SHFMU...

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Lajmet e Fundit